• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet pasuria e Mimi Kodhelit, ish-ministrja e Mbrojtjes s’ka deklaruar asgjë për 3 vite

2 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
84
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mimi Kodheli u zgjodh ministre e Mbrojtjes në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2003 dhe u largua nga qeveria në shtator 2017.

Mimi Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.

Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe prej vitit 2009 është deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Prej 4 vitesh, Znj. Kodheli drejton Komisionin për Politikën e Jashtme.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Mimi Kodheli nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nga viti 2005 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për vitet 2005-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2005, Mimi Kodheli deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 19.8 milionë lekëve.

Znj. Kodheli deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 7.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 5.4 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 6.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat rreth 48% burojnë nga paga e Znj. Kodheli dhe 19% nga pagat e familjarëve. Rreth 30% e të ardhurave totale familjare deklarohen si të realizuara gjatë periudhës 2005-2009, kur Znj. Kodheli nuk ishte subjekt deklarues.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se Mimi Kodheli ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2005 deri në vitin 2009, kur zgjidhet deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Mes të ardhurave të siguruara për vitet 2005-2009, të cilat deklarohen si burime për asetet e shtuara në të njëjtën periudhë, Znj. Kodheli deklaron edhe një bursë studimi, PhD në Itali në vlerën e 31,500 eurove.

Analiza e pasurisë së Znj. Kodheli nuk përfshin një llogari bankare dyemërore, që sipas deklarimit i përket nënës së subjektit, me vlerë fillestare prej 21,554 dollarësh, e cila ndër vite shtohet ose pakësohet./Reporter.al

Paraardhëse

“Ky është projekti më i rëndësishëm i viteve të fundit”, Niko Peleshi jep lajmin e madh

Pasardhëse

Opinionisti i njohur zbulon shumën marramendëse që marrin konkurrentët e “Përputhen” për një postim apo ‘giveaway’

Pasardhëse

Opinionisti i njohur zbulon shumën marramendëse që marrin konkurrentët e “Përputhen” për një postim apo ‘giveaway’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.