• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjiknuri: Në 25 prill marrim 75 mandate deputetësh, LSI po shkrihet si parti, anëtarët e saj po shkojnë drejt PS e PD

2 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa na ndajnë edhe më pak se 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike jo vetëm që po shpalosin programet, por kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë se çfarë presin nga këto zgjedhje.

Socialistët edhe pse janë në mandatin e tyre të dytë, janë optimistë se do të marrin një mandat të tretë qeverisës dhe se sipas tyre të dielën e 25 prillit do të jetë Partia Socialiste, ajo që do të marrë shumicën e votave të qytetarëve shqiptarë. Një pohim të kësaj natyre, e ka bërë ditën e djeshme deputeti dhe njëherësh drejtuesi politik i PS në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit teksa ishte i ftuar në një studio televizive theksoi se minimalisht në të gjithë vendin, sipas llogarive të tij, Partia Socialiste nuk bie nën 72 mandate, ndërkohë që shtoi se arritshme është edhe shifra 74-75 mandate deputetësh. Madje, deputeti Gjiknuri shprehu bindjen se arritja e këtij objektiv është plotësisht e realizueshme, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim të paktën në qarkun që ai mbulon po shkrihet dhe se anëtarët e kësaj partie po shkojnë drejt Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

“Nga pikëpamje e objektivave elektorale tashmë PS është e qartë. Në Vlorë synojmë të marrim 9 mandate, 8 që kemi pasur as nuk diskutohet. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në atë qark. Kjo është shumë e mundshme pasi shikojmë që kundërshtarët përveç organizimit me probleme nuk kanë më ç’të ofrojnë në Vlorë apo qarqe të tjera. Nga ana tjetër kemi një shthurje të LSI-së, e cila në përgjithësi ka funksionuar si parti klienteliste. Është një parti e cila përgjithësisht mbijeton kur ka pushtet, e ka shumë të vështirë ndryshe duke qenë se ka një mungesë ideologjia. Do të ketë një rënie të LSI. Në Vlorë do të jetë në një pozitë shumë të vështirë apo një pjesë e funksionarëve të tyre po shkon në PS, por ka edhe nga ata që shkojnë të PD. Pra strategjia e PS është që të shkojë në 25 prill me një rezultat të sigurt fitues që për mendimin tim do të shkojë nga 73 deri në 75 mandate. Sipas llogarive të mia elektorale PS nuk zbret asnjëherë nën 72 mandate dhe një rastin optimal do të jetë 74-75 mandate, pra një përsëritje e rezultatit të 2017”, – deklaroi ai.

Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli edhe për votën e emigrantëve, ndërsa theksoi se palët politike duhet të kenë një dakordësi ndërmjet tyre, pasi nuk duan që kjo të kthehet më “mollë sherri” për të mos njohur zgjedhjet.

Paraardhëse

Alibeaj i publikon videon Ramës, jep mesazhin e fortë dhe paralajmëron ndryshimin e madh

Pasardhëse

Ngjela: Të korruptuarit në Shqipëri janë të pashpresë dhe i kanë ditët e numëruara, SPAK dhe SHBA do sjellin kapitullimin e tyre

Pasardhëse

Ngjela: Të korruptuarit në Shqipëri janë të pashpresë dhe i kanë ditët e numëruara, SPAK dhe SHBA do sjellin kapitullimin e tyre

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.