Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ironik lidhur me emrin që është zgjedhur të quhet shëtitorja pranë liqenit të Pogradecit. “Lungogjoli”, nuk eshte as italisht as shqip, por gjysme italisht, gjysme shqip. Me nje fjale, çorbe hesapi.. Duket qarte se komandantit i pelqejne fjalet e huaja, qe t’i duket projekti me i madh dhe me europian.
Por ne te vertete, ne gjuhen amtare, duhet te jete thjeshte dhe qarte, “shetitorja e liqenit”…se “shetitorja e gjolit” i rri pak e ceket udhëheqësit”, shkruan Hoxha.
Postimi i Hoxhës:
“Ndajeni mendjen, se na bete lemsh.
O “lungolago”, o “lungogjoli”….
E para, “lungolango” eshte italisht dhe nuk ka asnje lidhje me Pogradecin. Mire ne Vlore, ua falem “lungomaren”, meqe vlonjatet ndajne te njejtin det, pothuajse flasin te gjithe italisht, kane dhene e kane marre me italine, nga gomonet deri te tragetet.
E dyta, “lungogjoli”, nuk eshte as italisht as shqip, por gjysme italisht, gjysme shqip. Me nje fjale, çorbe hesapi..
Duket qarte se komandantit i pelqejne fjalet e huaja, qe t’i duket projekti me i madh dhe me europian.
Por ne te vertete, ne gjuhen amtare, duhet te jete thjeshte dhe qarte, “shetitorja e liqenit”…se “shetitorja e gjolit” i rri pak e ceket udheheqesit”-shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post