• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputeti demokrat ‘fundos’ programin ekonomik të PD: Është thjesht një listë dëshirash nga Lulzim Basha

29 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
310
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me sloganin “Shqipëria fiton” lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi të enjte programin ekonomik të Partisë Demokratike. Basha u zotua ndër të tjera për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, rritje të pagave dhe pensioneve, por si do të hynë paratë në buxhetin e shtetit?

Eksperti i Ekonomisë dhe ish deputeti i PD, Selami Xhepa, është shprehur se programi ekonomik që te jetë i besueshëm, duhet të ketë një analizë thelbësore edhe të ardhurave edhe të shpenzimeve. Aktualisht, tha ai, programi ekonomik i PD-së është një listë dëshirash.

“Çfarë do të bëhet për të siguruar këto të ardhura shtesë? Çfarë programi, çfarë ndryshime do të bëhet në praktikat publike”, tha ai

Po ashtu, Xhepa tha se në program nuk janë paraqitur reforma strukturore ndërsa sa i përket “zhdukjes” së korrupsionit ai tha se ky është një premtim që e bëjnë shumë palë, por situata mbetet e njëjtë.

“E kanë bërë dhe parti të tjera, po prapë kemi kapje të shtetit dhe korrupsioni është bërë një sëmundje endemike e shoqërisë.

Vendi ka nevojë për të ndryshuar realisht, politika sociale, duhet që popullsia të rifitojë besimin tek demokracia… Principet e tregut të lirë nuk po funksionojnë prej kohësh”, u shpreh Xhepa.

Basha premtoi edhe 110 mijë vende të reja pune, i pyetur se çfarë garancie kemi që, duke marrë parasysh ndodhitë e fundit si tërmeti dhe pandemia, sektori privat do të zhvillohet e do të gjenerojë vende pune, Xhepa tha: Për punësimin, forcat politike shprehin një lloj euforie të pabazuar.

Eksperti i ekonomisë thotë se vendi ka nevojë që të rikalibrojë kursin e vet të lëvizjes.

“Kemi deformime të mëdha në mënyrën sesi po zhvillohet ekonomia e vendit. Opozita është një alternativë e rëndësishme, por fokusi duhet të jetë tek reformat e korrigjimit të sistemit..Politikat tatimore fiskale janë sekondare,dhe mund t’i shërbeje vetëm arritjes së atyre pikave”, tha Xhepa.

Paraardhëse

Opinionistja e Përputhen reagon pas fotove të bujshme dhe u bën thirrje të rinjve: Ju që jepnit jetën për Tean, ja si doli

Pasardhëse

Tea fotografohet në dëborë me Beartin, motra e tij nis “festën” (FOTO)

Pasardhëse

Tea fotografohet në dëborë me Beartin, motra e tij nis “festën” (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.