• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim “kapet” keq me Sokol Ballën: Do që të mos dal më në TV, nuk ju detyrova të më ftonit

28 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
4.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ia ka lënë në dorë vigjilencës së qytetarëve garancinë që në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ketë blerje votash e ndërhyrje nga grupet kriminale.

Kim tha se SHBA dhe partnerët do të mbështesin fuqimisht me ç’të munden Shqipërinë që të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme më 25 prill.

Ajo kërkon nga qytetarët që të jenë vigjilentë dhe t’u kërkojnë llogari udhëheqësve të tyre.

Pjesë nga debati:

Sokol Balla: Këto janë minutat e fundit të intervistës me Yuri Kim, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Znj. Kim, kam tre pyetje nga tre kolegë të mi, të cilët do donin t’ju bënin më shumë, por unë kam zgjedhur vetëm tre prej tyre, Lubonja, Rakipllari dhe Skënder Minxhozi.

Lubonja pyet: Si e shpjegoni faktin se, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Ambasadorët Amerikanë në Shqipëri janë shumë protagonist në jetën politike dhe shfaqen shumë shpesh në TV?

Ambasadorja Kim: Do që të mos dal më në TV?

Sokol Balla: Pyetjen e bëri Lubonja. Përgjigjen duhet t’ia ktheni Lubonjës.

Ambasadorja Kim: Po, por nuk di çfarë përgjigje t’ju jap.

Sokol Balla: Ndjesë, ai pyet përse janë Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara kaq të rëndësishëm në Shqipëri?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ajo që mund të them është se ju më kërkuat të vij në emisionin tuaj, nuk ju detyrova unë të më ftonit.

Sokol Balla: Pyetja vjen nga Lubonja dhe ai më kritikon edhe mua por unë ia pranoj kritikat sepse e di që burojnë nga qëllime të mira.

Robert Rakipllari pyet: Pas një klime të gjatë dhe të rënduar politike, ku opozita dogji mandatet e saj dhe ju mbështetët një proces politik për reformën zgjedhore dhe për rregulla lojë të tilla që të siguronin zgjedhje të lira dhe të ndershme, çfarë garancish mund të jepni se në 25 Prill do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa blerje votash apo ndërhyrje nga grupe kri.minale?

Ambasadorja Kim: Mendoj se garancia është vigjilenca e qytetarëve shqiptarë. Ju duhet t’u kërkoni llogaridhënie udhëheqësve tuaj. Dhe mund të them se Shtetet e Bashkuara dhe miq të tjerë të Shqipërisë mbështesin fuqimisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme, prandaj do të bëjmë çfarë të mundemi.

Paraardhëse

Zbulohen emrat, ja kush janë 8 politikanët më të pasur në Shqipëri

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 Prillit, habit Blendi Fevziu: Do të votoj Ramën

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 Prillit, habit Blendi Fevziu: Do të votoj Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.