• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Pas telefonatës me Joe Biden, kancelarja Merkel merr një tjetër vendim të rëndësishëm ndaj Presidentit

28 January, 2021
në Botë
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat gjermane shkruajnë se kancelarja Merkel dhe Presidenti Biden telefonuan për herë të parë. Radha e telefonatave të Presidentit Biden tërhoqi vëmendjen në Gjermani.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka ftuar Presidentin amerikan, Joe Biden për një vizitë në Gjermani, sapo këtë ta lejojë situata e pandemisë. Ftesën e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pas një telefonate të hënën të kancelares gjermane me Presidentin e ri të SHBA.

Sipas qeverisë gjermane, Merkeli i transmetoi Presidentit Biden se Gjermania është e gatshme që për të përballuar detyrat ndërkombëtare të marrë përsipër përgjegjësi, së bashku me partnerët evropianë dhe transatlantikë.

Po ashtu, tema të tjera të bisedës u fokusuan në politikën e jashtme, kryesisht në gjendjen në Afganistan dhe në Iran, si dhe në politikën tregtare dhe ndaj klimës. Merkeli përshëndeti edhe vendimin që SHBA do të kthehen në Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

SHBA: Kina, Rusia dhe Ballkani Perëndimor – prioritete të përbashkëta

Qeveria e SHBA bëri të ditur në një deklaratë se Bideni i përcolli Merkelit dëshirën e tij për t’i forcuar marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe SHBA. Bideni shprehu synimin e tij për ta rigjallëruar aleancën transatlantike, në këtë kuadër edhe marrëdhëniet me NATO-n dhe me BE.

Partneritetin transatlantik Presidenti Biden e quajti “gur themeli i sigurisë sonë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike”. Merkel dhe Biden ranë dakord më tej edhe për rëndësinë e bashkëpunimit global.

“Mos mendoni se që prej nesër do të jetë vetëm harmoni midis nesh”. “Do të ketë edhe diskutime, si t’i bëjmë më mirë gjërat për vendet tona”.

Kancelarja gjermane kujtoi faktin se “Joe Biden përfaqëson interesat e SHBA, kurse unë përfaqësoj interesat e RFGJ”. Në këtë kuadër Merkeli tha se ishte ndeshur me Bidenin kur ai ishte zëvendëspresident për kuptimin e shitjes së disa lloje armësh Ukrainës.

Merkel: Edhe SHBA kanë blerë naftë nga Rusia

E pyetur për sanksionet amerikane për gazsjellësin Nordstream 2, kancelarja Merkel kujtoi faktin se edhe SHBA kanë blerë naftë nga Rusia.

Kancelarja gjermane theksoi se “nuk kishte ndryshuar” qëndrim për Nord Stream 2, “në kuptimin që të them se projekti nuk duhet të ekzistojë”.

Por ajo tha se dëshironte të diskutonte gjerësisht me SHBA marrëdhëniet energjetike të Evropës me Rusinë. Për këtë duhej vendosur “gjithçka në tryezë”.

“Ne duhet të flasim për atë se cilat marrëdhënie ekonomike me Rusinë në sektorin e gazit janë të pranueshme dhe cilat nuk janë,” – tha Merkel. “Ne duhet të flasim se a nuk do të kemi më tregti me Rusinë në fushën e gazit, ose cili nivel i varësisë është i tolerueshëm”, – tha kancelarja Merkel.

Kina dhe marrëveshja e investimeve me BE

Marrëdhëniet me Kinën janë fusha tjetër e përplasjes midis BE dhe SHBA. Për marrëveshjen për investimet reciproke mes BE dhe Kinës këmbënguli veçanërisht Gjermania, gjatë Presidencës në BE. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan i bëri thirrje BE të mendohej dy herë para se ta nënshkruajë marrëveshjen me Kinën. Sipas medieve gjermane, bashkëpunëtorët e Bidenit qenë përpjekur ta pengonin arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Uashingtoni dhe Berlini presin nga njëri-tjetri

Radha e telefonatave të Presidentit Biden mund të shihet si veprim taktik, për ta nxitur Berlinin të përparojë në fushat ku është shprehur i gatshëm, ose për t’u afruar me qëndrimet amerikane.

Në telefonatën me Macronin, Bideni e quajti Francën “aleatin më të vjetër”. Por kjo nuk do të thotë se Uashingtoni nuk e di se cila është fuqia e madhe e BE, prej së cilës formësohen vendimet në Bashkimin Evropian. Rrethana që ministri i ri i Jashtëm i SHBA, Anthony Blinken ka studiuar dhe punuar në Paris në rininë e tij mund të nxisë afëri me Francën, por ka pak gjasa ta bëjë administratën Biden që për Evropën të trokasë në radhë të parë në Paris: kjo vetëm do ta ndërlikonte komunikimin me Evropën.

Sipas një sondazhi të Institutit Gallup, vetëm 6 përqind e gjermanëve kishin në fund të vitit 2020 mendim pozitiv për performancën e udhëheqjes amerikane. Kaq pak SHBA i vlerësonte vetëm Irani. Kjo shpjegohet me shmangien e vazhdueshme nga normat diplomatike ndaj Gjermanisë të administratës së Trumpit. Administrata Biden ka në këtë drejtim potencial përmirësimi./dw

Paraardhëse

Media e njohur greke ‘trazon ujërat”, nxjerr prapaskenat e forta: Dhuratat para zgjedhjeve që mori Rama nga Erdogan

Pasardhëse

PD vijon fushatën e shpifjeve! Dokumenti nxjerr bllof Ina Zhupën

Pasardhëse

PD vijon fushatën e shpifjeve! Dokumenti nxjerr bllof Ina Zhupën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.