• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Joe Biden i ‘tërhoqi veshin’, Zëri i Amerikës zbardh bisedën e parë telefonike të Presidentit të SHBA me Vladimir Putin

27 January, 2021
në Botë
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Joe Biden zhvilloi të martën telefonatën e parë që kur filloi mandatin me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke ngritur shqetësime në lidhje me arrestimin e figurës së opozitës Alexei Navalny, përfshirjen e Moskës në një fushatë masive spiunazhi kibernetik dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden shprehu gjithashtu mbështetjen e vendosur amerikane ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe ngriti shqetësim mbi njoftimet për shpërblime të ofruara nga Moska në këmbim të vrasjes së ushtarëve amerikanë në Afganistan.

“Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë me vendosmëri në mbrojtje të interesave të tyre kombëtarë në përgjigje të veprimeve nga Rusia që na dëmtojnë ne ose aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Të dy presidentët ranë dakord të mbajnë një komunikim transparent dhe të qëndrueshëm në vazhdim.

Zoti Biden ka ndërmarrë hapa për një distancim të menjëhershëm nga retorika e ngrohtë që shfaqte shpesh ndaj Presidentit Putinit, paraardhësi i tij, Donald Trump.

Por presidenti i ri u përpoq gjithashtu që të lërë hapësirë për diplomaci, duke shprehur gatishmërinë për të zgjatur afatin e traktatit të ri START për pesë vjet para se të skadojë në fillim të muajit tjetër dhe mundësinë e bisedimeve për stabilitetin strategjik mbi një gamë masash të kontrollit të armëve dhe çështjeve të tjera të sigurisë.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, zoti Biden nuk është mbështetur tek shpresa për një “rifillim” në marrëdhëniet me Rusinë, por ka treguar se do t’i menaxhojë mosmarrëveshjet me ish-kundërshtaren e Luftës së Ftohtë, pa i zgjidhur domosdoshmërisht ato ose përmirësuar lidhjet.

Dhe me një axhendë të ngarkuar të brendshme dhe vendime që do t’i duhet të marrë së shpejti për Iranin dhe Kinën, ai nuk do të preferonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Sipas zyrtarëve, ishte Moska që sugjeroi telefonatën javën e kaluar dhe zoti Biden ra dakord, por donte fillimisht të përgatitej me stafin e tij dhe të fliste me aleatët evropianë, përfshirë udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Dhe të martën para telefonatës me zoti Putin, nënpresidenti Biden bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke premtuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së krijuar dekada të shkuara si një mbrojtje kundër agresionit rus.

Presidenti Biden i tha Presidentit Putinit se administrata e tij ishte duke analizuar depërtimin kibernetik tek kompania SolarWinds dhe njoftimet se Rusia u kishte ofruar shpërblime talebanëve për të vrarë trupat amerikane në Afganistan. Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë veten dhe do të marrin masa, të cilat mund të përfshijnë sanksione të mëtejshme, për të garantuar që Moska të mos veprojë pa u ndëshkuar, sipas zyrtarëve të administratës.

Telefonata vjen ndërsa zoti Putin analizon pasojat e protestave pro-Navalny-t që u zhvilluan në më shumë se 100 qytete ruse gjatë fundjavës. Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj shtypjes së protestave, në të cilat më shumë se 3,700 vetë u arrestuan në të gjithë Rusinë, përfshirë më shumë se 1,400 në Moskë. Protesta të tjera janë planifikuar për fundjavën e ardhshme.

Navalny, figura kryesore e opozitës ruse dhe kritiku më i ashpër i presidentit Putin, u arrestua më 17 janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte për pothuajse pesë muaj duke u rikuperuar pas helmimit me agjent nervor, për të cilin fajëson Kremlinin.

Autoritetet ruse i mohojnë akuzat.

Paraardhëse

“Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës!” Gazment Bardhi i publikon videon Ramës dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Pasardhëse

Nuk ka qetësi! Goditet nga tërmeti Maqedonia e Veriut, ja sa ishte magnituda

Pasardhëse

Nuk ka qetësi! Goditet nga tërmeti Maqedonia e Veriut, ja sa ishte magnituda

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.