• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani tregon ndryshimin e madh që duhet të ndodhë në Shqipëri: Po të isha opozita, këtu do ndalesha

27 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
95
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Ylli Manjani është shprehur se ekonomia e Shqipërisë ka nevojë për liri dhe konkurencë dhe jo përr disa përqindje në dukje stimuluese.

Postimi i Manjanit

“Më shumë sesa disa përqindje në dukje stimuluese takash, ekonomia e shqipërisë ka nevojë për LIRI dhe KONKURRUESHMËRI.

Ka nevojë për heqje barrierash, grremçash e karremash me të cilat pushteti kufizon lirinë ekonomike.

Çdo gjë fillon nga mendimi. Ekonomi të lirë me xhandar te koka nuk ka. As ekonomi me taksa të ulëta, por me të njëjtin xhandar të koka nuk bëhet.

Ekonomia ka nevojë për reforma strukturore të thjeshta por të thella, të cilat fillojnë me hedhjen në kosh të të gjitha ligjeve politike të derisotme.

Bisnesi ka nevojë për një periudhë relaksi pa tatime e parapagime. Xhandarët tatimorë duhen mbyllur në kazermë për 2 ose 3 vite. Në kazermë dyhet të mësojnë se si të sillen dhe pastaj të ushtrojnë detyrën me korrektësi.

Taksa e vetme që duhet aplikuar për disa vite duhet të jetë TVSH. Edhe kjo taksë duhet reformuar me sa më pak procese korruptive riimbursimi. Natyrisht duhen paguar edhe kontributet e sigurimeve.

Të tjerat duhen zeruar. Të paktën për disa vite.

Sa më shumë para në duart e njerëzve aq më shumë siguri fiton ekonomia e lirë.

Çdo qindarkë në xhepat e Shqiptarëve duhet të prezumohet e ligjshme. Drejtësia sigurisht ka punën e vet, ashtu siç ka dhe barrën të provojë paligjshmërinë. Askush nuk mund të ketë barrë të provojë legjitimitetin e vet. Barrën e ka shteti, që paguhet për këtë punë.

Tenderat e fondeve publike bëhen vetëm në këto kushte:

1. Me garë.

2. Fiton çmimi më i ulët.

3. Procedura të hapura dhe vendimet merren para kamerave.

Sa më të thjeshta ligjet, aq më të pakta karremat e aq më i ulët korrupsioni. Rregullat e shkruara duhet të jenë njësoj të kuptueshme si për bisnesin ashtu dhe për xhandarin e tatimeve.

Po të isha opozita, këtu do ndalesha jo tek përqindjet.

E reja duhet të sjellë përmbysje të të sotmes, jo vijimësi të saj me përqindje të reja. Kështu si pozohet problemi ngjan si pazar, jo si politikë. Aq më pak si klimë bisnesi.

Nejse, kot sa për muhabet…” – shkruan Manjani.

Paraardhëse

Ilir Beqaj nxjerr videon: 4 metra nën dëborë, momenti kur FNSH shpëton banorin në veri

Pasardhëse

“Ka luajtur në të tjera përmasa”, Genc Ruli bën deklaratën e papritur: Ilir Meta nuk mund të jetë lideri i një partie të madhe

Pasardhëse

“Ka luajtur në të tjera përmasa”, Genc Ruli bën deklaratën e papritur: Ilir Meta nuk mund të jetë lideri i një partie të madhe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.