• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Juventusi thyen Bolonjën dhe afrohet frikshëm me kryesuesit e Serisë A, Barça fiton edhe pa Mesin

25 January, 2021
në Sport
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Zonja e Vjetër” mundi dje 2-0 Bolonjën, në një takim të dominuar dhe tani gjendet 7 pikë larg Milanit kryesues. Fiton edhe Barcelona në Spanjë.

Kampionati italian dominohet këtë sezon nga dy skuadrat e Milanos, respektivisht Milani dhe Interi, të cilët mbajnë dy vendet e para në renditje dhe kanë shanse të fitojnë titullin këtë edicion të Serisë A. Milani ka 43 pikë, kurse Interi dy më pak, domethënë 41 pikë.

Në vend të tretë renditet Roma me 37 pikë, e fill pas saj Juventusi e Atalanta me nga 36 pikë që mbajnë vendet 4 dhe 5 në klasifikim. Diferenca nuk është e madhe, por fitorja e djeshme e Juventusit ndaj Bolonjës, e ka afruar frikshëm “Zonjën e Vjetër” në renditje dhe tani Milani dhe Interi ndjejnë presionin poshtë tyre. Të dy skuadrat e Milanos barazuan në fundjavë dhe kjo i dha mundësinë Juventusit të afrohet ndjeshëm dhe tani gara është plotësisht e hapur.

Sikurse raportojnë vetë mediat italiane në analizën e tyre të xhiros së 19-të të Serie A, Juventus rikthehet te suksesi në kampionat, pasi mposhti Bolonjën me rezultatin 2-0 dhe përfitoi nga humbja e Milanit, duke u afruar edhe më shumë me kreun. Bardhezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen ndaj emilianëve dhe goli erdhi në minutën e 15-të, kur gjuajtja e brazilianit Arthur u devijua nga një mbrojtës i miqve dhe përfundoi në rrjetën e portës së Skorupskit. Më pas ky i fundit u bë hero i Bolonjës, duke bërë 3-4 pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër Shezni kaloi një pasdite të qetë, duke mos u ngacmuar shumë nga kundërshtarët.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli mesfushori amerikan, Ueston McKenie në minutën e 71-të, pas një asisti të Kuadrados, ndërsa më këtë sukses Juve u ngjit në kuotën e 36 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues. Po në Serinë A, Napoli pësoi disfatë 3-1 ditën e djeshme nga Verona, duke humbur një takim të cilin duhej medoemos ta fitonte. Me pak fjalë, Napoli e humbhi shansin të ngjitej në vend të tretë, e për pasojë mbeti në vend të gjashtë me 34 pikë. Një fitore me vlerë dje korri edhe Xhenoa që mundi kaluarin me rezultatin e ngushtë 1-0.

Lacio e shqiptarëve arriti ta opërmbyste në fund të takimit Sasuolon, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe duke siguruar ngjitjen në vendin e 7-të, me 34 pikë, po kaq sa Napoli i vendit të gjashtë, por 9 pikë pas Milanit kryesues. Ndërkohë, në Spanjë, Barcelona ia doli edhe pa mesin të marrë një fitore me vlerë në kampionatin La Liga. Me yllin argjentinas të skualifikuar, skuadra e Ronald Kuman triumfoi pa shumë vështirësi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Elçes në një ndeshje që e zgjidhën dy talentet e mesfushës së skuadrës blaugrana.

Frankie De Jong shënoi në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 39-të golin e 0-1 për katalanasit. Rikard Puig i cili hyri në fushë vetëm në minutën e 87-të, vulosi suksesin e Barçës dy minuta më pas duke shënuar edhe golin e dytë në një ndeshje të dominuar totalisht nga Barcelona. Kjo ishte fitorja e 4-t radhazi në kampionat për Barçën që u ngjit në kuotën e 37 pikëve dhe rimori vendin e 3-të duke zbritur Sevillan në të 4-in.

Paraardhëse

Djali i Ardit Gjebreas i dha fund fejesës dhe u lidh me Vildane Zenelin? Joni reagon për herë të parë dhe sqaron si është e vërteta

Pasardhëse

Ju rëndon koka kur nuk e keni pirë kafen në mëngjes? Ekspertet zbulojnë përse ndodh kjo dhe kanë disa këshilla për ju

Pasardhëse

Ju rëndon koka kur nuk e keni pirë kafen në mëngjes? Ekspertet zbulojnë përse ndodh kjo dhe kanë disa këshilla për ju

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.