• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aleatët e Bashës mblidhen në Durrës, dhe i lëshojnë paralajmërimin e fortë kryedemokratit

23 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Durrësi ka ‘mbledhur’ sot aleatët e kreut të PD, Fatmir Mediun e republikanëve dhe Agron Dukën e PAA, i cili tashmë e ka siguruar një vend të sigurt në listat e këtij qarku.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Republikane në Durrës, Fatmir Mediu tha se çdo minutë që kalon është në dëm të opozitës, e cila para se të përcaktojë nëse do të dalë me një apo dy lista, duhet të ketë qëndrim të qartë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet ta ndryshojë realitetin.

“Gjëja e parë që ka nevojë opozita, më tepër se të bashkohet me një apo me dy koalicione, është të krijojë një marrëdhënie të qenësishme politike me qytetarët, nëpërmjet një kontrate të qartë politike, dhe një kontrate morale, që përcakton detyrimet tona si politikanë, përballë qytetarëve shqiptarë, për të realizuar të gjitha ato që janë detyrimi ynë karshi qytetarëve, në respektim të lirive dhe të drejtave të tyre, për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, për të krijuar mundësi punësimi, për të mbështetur biznesin, për të krijuar reforma të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, për të garantuar që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, brenda katër vjeçarit të parë” tha Mediu gjatë takimit me strukturat.

Ndërsa Agron Duka, i cili me arritjen e marrëveshjes me Bashën, e ka më të qartë rrugën drejt 25 prillit, renditi problemet e Durrësit, duke premtuar zgjidhje.

“Përmbytja e disa zonave në qarkun e Durrësit qoftë edhe me një rrebesh shiu është kthyer në normalitet dhe kjo vjen kryesisht nga mos-pasja e një rrjeti kanalizimesh të rregullt. Infrastruktura rrugore qoftë edhe nëpër lagjet por sidomos në fshatrat përreth është përkeqësuar deri në degradim në vitet e fundit.

Papunësia e të rinjve të cilët me vështirësi të mëdha gjejnë vetëm punë sezonale gjatë sezonit të plazhit. Një pjesë e mirë e tyre edhe nëse nuk janë në emigrim, tashmë po lëvizin drejt kryeqytetit. Shumë individë duke dhënë rryshfet po ndërtojnë shtëpi të reja pa pasur dëme, ndërsa të tjerë që në të vërtetë kanë pasur dëme të rënda akoma vazhdojnë nëpër çadra. Partia Agrare Ambientaliste në mënyrë të përsëritur ka kërkuar masa paraprake në zonat me risk të lartë pikërisht për të parandaluar këto risqe dhe pasoja shkatërrimtare.” tha Duka.

Paraardhëse

Përgjimet e Antimafias italiane, reagon Basha: SPAK të nisë hetimet pas asnjë vonesë

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Ministrja Olta Xhaçka merret në pyetje nga SPAK

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Ministrja Olta Xhaçka merret në pyetje nga SPAK

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.