• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas dëbimit të diplomatit rus dhe lëshon akuzën e fortë: Rama bën politikë se është i kërcënuar

23 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
229
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela komentoi sot deklaroi se dëbimi i diplomatit rus Alexey Krivosheev nga vendi ynë. Ai tha për rubrikën ‘Opinion’ se ky ishte një pretekst për faktin se ai kishte shkelur masat anti-covid.

Ngjela pohoi se duhet të investigohet akoma më shumë për faktin se kush ishte ky diplomat dhe sa i rëndësishëm ishte ai, ndërsa kjo do të shihet dhe nga reagimi i Moskës zyrtare.

Sipas Ngjelës, ky vendim i Tiranës zyrtare, ishte i pritshëm pas ardhjes në pushtet të presidentit amerikan Jeo Biden. Sipas Ngjelës, Rama shkoi në Turqi nga frika e Uashingtonit.

Reagimi i Ngjelës:

“Thyerja e masave anti-covid, pretekst për dëbimin e diplomatit rus. Shkakun e vërtet nuk e dimë. Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi do të acarohen. Deri në çastet që ishte Trump president, marrëdhëniet e Rusisë me ballkanin perëndimor kishin marrë hov. Edhe korrupsioni shqiptar atje e kishte shpresën. Gazetaria duhet të investigojë se kush është ky person. Ne kemi një fakt se ata e kanë hequr për një çështje COVID. këto janë fakte të pakundërshtuara. Se kush është ky person, se dimë. Politika ruse ka qenë aktive, ka fakte që ka paguar edhe mediat. Kam fakte. Tani që ka ndryshuar politika amerikane.

Duhet parë në të drejtën ndërkombëtare. Emrat i japin pak me vonesë, por ai jepet. Tani që kanë dhënë emrin, do interesohem dhe të shoh se kush është ai. S’mund të jetë njeri i zakonshëm, duhet të jetë i rëndësishëm. Kuptohet se ka qenë njeri i rëndësishëm. Sa më i ashpër të jetë nga Moska reagimi, aq më i rëndësishëm ka qenë ky. Aq më rëndë ka punuar kundër interesit kombëtar këtu. Pas ardhjes së presidentit Biden në Amerikë, këto reagime priteshin. Analiza që bëra unë provon këtë që them. Kush është ky njeri, se di! Duhet të dimë se nga vjen dhe ku ka qenë me shërbim. Është njeri me rëndësi. Rusia ka bërë një test të Ramës, që do vejë tek Erdogan apo tek kompania?! E ka provokuar. Rama nuk ka kurajon që t’i thotë ‘po’. Ka ndodhur ndryshim në politikën amerikane. Këto vijnë si pasojë e kësaj.

Ky yni nuk do të dalë kundër Uashingtonit. Politika ruse ishte prezentë se u dobësua politika amerikane. E tashmë mbaroi loja. Rama e kupton kaq gjë. Në Turqi Ramën e ka çuar frika e Uashingtonit, se shkoi pas fitores së Biden. Janë naivitete, s’mund të sfumohet politika amerikane në Tiranë. Nëse e ka bërë për të fituar diçka ekonomike, do e shohim hap pas hapi. Edhe Turqia është e trembur nga Biden. Biden ka thënë; ‘Do rrëzojmë Erdogan’. Këto janë politike. Rama bën politikë se është i kërcënuar. Rama kërcënohet nga reforma në drejtësi. Se çfarë kërkon ai, këto do ta shohim hap pas hapi.

Shpesh herë gjërat behën nga një pozicion i nivelit të ulët, që nuk ta kap dot logjika. Të tremburit bëjnë politika c’orientuese. Shenjat janë që ambasadorja flet hapur, atëherë që lufta ndaj korrupsionit do të vazhdojë. Të gjitha këto krijojnë frikëra. Se di për çfarë ka shkuar Rama në Turqi, por ka tension të brendshëm në politikë. Politika e Uashingtonit drejt Tiranës do të jetë shumë e fortë, që do të jetë lufta antikorrupsion me konkretizimin e SPAK. Po presim deklarimin e politikës amerikane se çfarë do të bëhet me BKH-në.”, tha Ngjela.

Duke u ndalur tek padia e PD-së në SPAK për tenderin e maskave në Ministrinë e Mbrojtjes, Ngjela tha se nuk vlen, pasi është akuzë politike. Sipas tij SPAK do e mbyllë si çështje, pasi denoncimi nga qenë nga PD.

“Kush e bëri padinë?! PD? Nuk vlen, pasi është padi politike. SPAK nuk merret me padi politike, pasi do e mbyll. Mua më intereson paditë që do të ngrejë SPAK për pronat e këtyre. “Ku i keni gjetur këto prona?!”, kjo është pyetja.”, pohoi ai.

Paraardhëse

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Spartak Ngjela e thotë troç: Rama është i konsumuar

Pasardhëse

Pas kërkesës për lirim, Gjykata Speciale merr vendimin e shumëpritur për Kadri Veselin

Pasardhëse

Pas kërkesës për lirim, Gjykata Speciale merr vendimin e shumëpritur për Kadri Veselin

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.