• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Topalli ftesë të hapur Mediut për t’u bërë bashkë në zgjedhje, gati aleanca edhe me Astrit Patozin, e djathta e ndarë drejt 25 prillit

21 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka dhënë dje sinjalet e para se mund të kemi një koalicion midis saj, kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreut të Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Mediu ende nuk po gjen gjuhën e konsensusit me kreun e PD Lulzim Basha dhe dy ditë më parë e shprehu hapur mundësinë e një koalicioni me Topallin. Në një intervistë televizive Jozefina Topalli e pyetur për qëndrimet e fundit të kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, ajo i ka bërë një ftesë indirekte, duke thënë se kushdo që është kundër 3 liderëve politikë, mund të bashkëpunojë me të.

“Se kam menduar, por çdo kush që është kundër të treve ka mundësi për të kontribuar kundër këtyre të treve, që e kanë bërë vendin tonë më të korruptuar dhe të varfër”, tha Topalli.

Ndër të tjera, ajo foli edhe sa i përket një liste të përbashkët në zgjedhje me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi, teksa u shpreh se të dy kanë qëllime të përbashkëta dhe se kanë diskutuar për këtë, por ende nuk kanë marrë një vendim, ndërsa theksoi se ajo do të kandidojë në 4 qarqe. Po ashtu, Topalli bëri me dije se partia e saj është në përfundim të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet dhe janë sipas saj figura me integritet dhe të pakorruptuar.

“Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta, por ende nuk kemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta. Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizuar qarqet, 2 të parat i kam në kokë, por po mendoj për 2 të tjerët. Ndoshta kanë avancuar në marrëveshjet e nëndheshme. Se përjashtoj mundësinë. Jemi në përfundim të listave të kandidatëve, kemi pasur përqendrim në zgjedhjen e emrave. Janë emra që do bëjnë diferencë. Të mos jenë të korruptuar. Besoj se sot ka nevojë për njerëz të pakorruptuar me integritet dhe që kanë kurajë për t’u ngritur kundra politikanëve të korruptuar”, theksoi ajo.

Mediu flet për koalicionin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pak ditë më parë në një intervistë të dhënë u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë drejtuesit e partive të djathta në të mirë të koalicionit dhe fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai u shpreh se mund të ketë një bashkëpunim me Topallin, Patozin dhe po ashtu me drejtues të tjerë.

“Unë nuk besoj se lidershipi i opozitës duhet të ketë komplekse. Unë kam vlerësim maksimal për zonjën Topalli, zotin Patozi dhe të tjerët. Patjetër duhet krijuar një bashkim kombëtar sa më i gjerë. Jam i gatshëm të bisedoj me ta. Kujtoj vitin 2001 dhe 2005 si eksperienca që duhen marrë shembull. Ka qenë një nga eksperiencat më të mira për të tejkaluar edhe problemet personale dhe për të ndërtuar një alternativë qeverisëse të drejtë”, tha ai.

Sipas Mediut, opozita duhet të bashkëpunojë për të rrëzuar këtë qeveri. Ai u shpreh se pjesë e këtij koalicioni duhet të jetë çdo individ, ndërsa shtoi se pavarësisht problemeve që kanë drejtuesit politikë në opozitë, bashkëpunimi është më i rëndësishëm.

“Unë jam i bindjes që çdo faktor politik, por edhe individ me peshë duhet të jetë pjesë e koalicionit. Historia e së djathtës është histori njerëzish që kanë kontribuar. Ne mund të kemi vlerësime të ndryshme por qëllimin duhet ta kemi të njëjtë. Historia e problemeve të së kaluarës nuk duhet të na mbyllë sytë për të parë se cila është drita e së ardhmes. Qëllimi është optimizimi i votove dhe përkthimi i këtyre votave në mandate, duhet optimizimi i votave për të ardhur në favor të opozitës”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.

Paraardhëse

Do të surprizoheni, kjo është e vetmja e famshme që Joe Biden ndjek në Twitter (FOTO)

Pasardhëse

Ka hyrë në fuqi marrëveshja e rëndësishme mes dy vendeve! Ministria e Jashtme jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Pasardhëse

Ka hyrë në fuqi marrëveshja e rëndësishme mes dy vendeve! Ministria e Jashtme jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.