• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetari i njohur jep mesazhin e fuqishëm: Sot erdhi një shuplakë e fortë nga Kosova për Bashën e Kryemadhin

17 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Koalicioni mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani ka publikuar listën prej 110 kandidatësh për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kjo listë, sipas gazetarit Bledian Koka është një shuplakë e fortë për opozitën shqiptare.

Shkrimi i plotë:

“Vetem pak ditë pasi nënshkruan një marrëveshje në përputhje me moralin politik, sot Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë publikuar listën e përbashkët me 110 kandidatë për të rrëzuar establishmentin e korrupsionit në Kosove me afat skadence në 14 Shkurt. Pa shume llogari, pa shumë cic-mice, pa asnjë hezitim e me një qëllim të përbashkët, sot ata të dy me shpurën e kandidatëve të përbashkët, jane gati për ti dhënë Kosovës një erë të re politike nëse qytetarët do të dijnë ta lexojnë mirë këtë qasje.

Ajo që po ndodh në Kosovë, si asnjëherë tjetër është një shembull i vetëdijes politike që i vjen si një shuplakë e fortë Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit në Shqipëri. Këtu vendi nuk është gati për të rrezuar establishmentin e vjetër, ama sigurisht që ka një nevojë uleritëse për të përmbysur një turkoshak si Edi Rama. Sondazhet e thonë, por Luli e Mona duket se nuk pranojnë. Të ngatërruar në analiza elektorale të vitit të mbrapshtë politik 2017, asnjëri nga të dy e aq më pak garnitura opozitare përreth, nuk po dinë të japin mesazhin e shumëpritur se luftën e kanë me Edi Ramën dhe jo me njëri tjetrin.

Babezia elektorale që buron prej bindjes se zgjedhjet jane bërë, Edi Rama ka humbur dhe këta nuk po dinë si të ndajnë pushtetin, e ka pozicionuar koalicionin opozitar në një situatë në kufijtë e qesharakes që rrezikon të shkaktojë të pamendueshmen. Mandatin e 3-të për Edi Ramën! Nëse kjo ndodh, e mos e dhëntë Zoti, në 26 Prill fajin për herë të parë nuk do ta ketë populli, por çifti-kryeopozitar Luli-Mona. Me dy pare mend që nuk u mungojnë, ata të dy mund të mesojnë sot shumë nga Albini e Vjosa të cilët e dinë se cfarë duan për popullin me shumë se cfarë u duhet për vete. As Albini e as Vjosa nuk u ngatërruan në llogari elektorale e aq më pak në pritshmërite personale, por sinergjinë për të mirën e Kosovës e shkrinë në një dhe për këtë me shumë gjasë ata do ta kenë bereqet për historinë e tyre personale e politike. Një listë e jo 100 tarafe, një frymë, e jo 100 pazare meskine. Populli në Kosovë do të dijë të kuptojë!…

p.s..Shqiptarët në Shqipëri e kërkojnë një model të tillë!…”, shkruan Bledian Koka.

Paraardhëse

Surpriza: Ish-këshilltari i Edi Ramës del në krah të Monika Kryemadhit, ja emri

Pasardhëse

Astrit Patozi nxjerr pamjet nga supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do të ndërtohet në Farkë

Pasardhëse

Astrit Patozi nxjerr pamjet nga supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do të ndërtohet në Farkë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.