• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debat i fortë në opozitë, Basha refuzon presionet e Mediut dhe Idrizit, njerëzit e Sali Berishës jashtë qeverisë nëse fitohen zgjedhjet

16 January, 2021
në Aktualitet, Kosovë, Politikë
0
345
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Diskutimet për listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë ndezur debatet brenda opozitës. Kjo javë që po lëmë ka qenë tejet e ngjeshur për opozitën e bashkuar, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime maratonë me krerët e disa prej partive aleate, ndërsa në parim kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i takon listës së kandidatëve për deputetë, ku opozita pritet të dalë me dy lista në 25 prill.

Më konkretisht, kryedemokrati Basha ka vendosur që në listën fituese të PD, të fusë si kandidatë kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka; kreun e lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi dhe kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Po ashtu, është rënë dakord që PAA, LZHK dhe PDK të kenë edhe kandidatët të tyre në listën e demokratëve, por jo në ato fituese. Ndërkohë mësohet se Basha pritet të afrojë në gjirin e Partisë Demokratike edhe kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, të cilin mund ta fusë në listat fituese në qarkun e Vlorës ose Korçës. Pra, për të gjithë këta, shefi i selisë blu do t’iu ofrojë nga një vend të sigurtë, në mënyrë që të zgjidhen deputetë.

Basha refuzon presionet e Mediut dhe Idrizit.

Por teksa me Dukën, Ndokën dhe Shehin zoti Basha ka arritur një marrëveshje për t’i futur në listat fituese të PD sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duket se ka një thyerje mes tij dhe kreut të PR, Fatmir Mediu si dhe me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit zoti Mediu dhe Idrizi kanë rritur presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilit i kanë kërkuar që të kenë rreth 3 vende të sigurta në listën e kandidatëve për deputet. Pra, ndryshe nga Ndoka, Duka dhe Shehi që u kënaqën me vendimin për të qenë pjesë në listat fituese, kryerepublikani Mediu dhe çami Idrizi, kërkojnë që të kenë të sigurtë marrjen e 3 mandate deputetësh.

Mirëpo i gjendur përballë këtyre presioneve, mësohet se Basha ka refuzuar që të pranojë një kërkesë të kësaj natyre. Madje, sikundër theksuan të njëjtat burime nga selia blu, mësohet se lideri demokrat është i vendosur për të mos lëshuar pe, për shkak se nëse ata marrin 3 ose më shumë mandate deputetësh nën kurrizin e Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse opozita e bashkuar fiton të drejtën për të qeverisur, këto parti pritet t’i hapin punë, duke filluar nga kërkesat dhe oreksi për të pasur drejtori, ministri apo zv/ministra. Kështu që, të paktën për momentin Basha, i ka refuzuar këto presione, pasi nëse ua plotëson kërkesën, demokratët dalin më të dëmtuar.

Ndërkohë, mësohet se një tjetër arsye se përse kreu i PD, nuk pranon që t’i japë më shumë se një vend të sigurtë në listë Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pasi i druhet një tradhtie nga kjo e fundit, kjo edhe për shkak se PDIU e ka treguar që është një parti që shkon nga fryn era, ku njëherë ishte me Partinë Demokratike, më pas shkoi me Partinë Socialiste, ndërkohë që tani është me PD.

Njerëzit e Berishës jashtë qeverisë

Megjithatë, injorimi që po i bën dyshes Mediu-Idrizi nuk janë të vetmet zhvillime që vijnë nga selia blu, pasi kryedemokrati Lulzim Basha pritet t’i japë edhe “një goditje nën brez” ish-kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se Basha ka vendosur që t’i lërë jashtë qeverisë njerëzit e Berishës nëse fitohen zgjedhjet. Kjo do të thotë se në qeverinë “Basha”, lideri demokrat pritet të ketë figura të reja dhe asnjë funksionar që ka qenë pjesë e qeverisë “Berisha” apo besnik i këtij të fundit. Madje, sikundër theksuan të njëjtat burime, kjo është një lëvizje strategjike e Bashës, për të mbajtur sa më larg njerëzit e Berishës që kanë qenë të përfshirë në skandale. Ndërkohë, mësohet se Basha e ka nxjerrë jashtë loje Berishën, pasi çdo konsultë ai e bën vetëm me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili është besnik i tij.

Paraardhëse

Dalin 53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës

Pasardhëse

Futja e aleatëve në lista, Topalli: Rikthehet fenomeni i “Dushkut”, ja si po tentohet të manipulohen zgjedhjet

Pasardhëse

Futja e aleatëve në lista, Topalli: Rikthehet fenomeni i “Dushkut”, ja si po tentohet të manipulohen zgjedhjet

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.