• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zhvillimet e fundit në selinë blu, Astrit Patozi nxjerr prapaskenat e forta: Pse bëni pazare me listat

14 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
73
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shkruan se nuk e çudit aspak ky pazari i këtyre ditëve mes partive, që duan të garojnë nën të njëjtën sigël më 25 prill. Patozi shpreh sigurinë se ndryshimi nuk mund të vijë kurrë prej Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij, që sipas tij  po përpiqen dhe po luftojnë me çdo mjet dhe të mbajnë të paluajtshme statuskuonë.

Postimi i Patozit:

“PËRSE SHËRBEN PAZARI I FUNDIT ME LISTAT?

Më zbavit shumë dhe nuk më çudit aspak ky pazari i këtyre ditëve mes partive, që duan të garojnë nën të njëjtën sigël më 25 prill.

Sepse të gjithë po grinden dhe bëjnë presion për një apo më shumë vende në pjesën e sigurt të listës. Një palë në sulm dhe të tjerët në mbrojtje, duke tërhequr secili nga vetja, në llogoret e vjetra të kryetarokracisë.

Si për të treguar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjithçka do të jetë si më parë me të njëjtat forca politike të stërkonsumuara nga keqpërdorimi i gjatë dhe pothuajse me të njëjtat personazhe, që luajnë të njëjtën tragjikomedi në çdo katër vjet.

Dhe pa asnjë merak se po e pranojnë botërisht që listat janë njësoj të mbyllura si në vitin 2008, kur u votua për herë të parë ky sistem i deformuar dhe i korruptuar politik.

Do të mjaftonte kjo shëmti morale, politike, madje dhe estetike, që Gjykata Kushtetuese ta merrte menjëherë vendimin për rrëzimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama në parlament, por me dakordësinë e plotë të Lulzim Bashës në distancë.

Natyrisht, unë nuk pres që kjo të ndodhë, sepse nuk jam naiv dhe nuk besoj tek mrekullitë, ndonëse detyrimin institucional ndaj publikut e kemi kryer, duke e depozituar kërkesën në Kushtetuese.

Por jam i sigurt se kjo do të shërbejë sadopak për të bindur edhe më skeptikët se ndryshimi nuk mund të vijë kurrë prej atyre, që po përpiqen dhe po luftojnë me çdo mjet dhe të mbajnë të paluajtshme statuskuonë.

Bindja Demokratike dhe çdo parti tjetër, që pranon dhe aplikon pa mëdyshje parimin e listës së hapur në zgjedhjet e 25 prillit, janë i vetmi shans që shqiptarët e lodhur nga kjo skllavopranorari politike me 3-4 sundimtarë, të cilët vendosin për gjithçka, ta gjejnë veten të përfaqësuar. Nuk është kushti i vetëm për të qenë i besueshëm dhe i pranueshëm, por është padyshim postoblloku i parë për t’u kualifikuar në raundin tjetër.”-shprehet Patozi.

Paraardhëse

Kufiri Shqipëri-Kosovë, Artan Hoxha përcjell mesazhin e fortë

Pasardhëse

Konstituohet KED, zbardhen emrat e rinj dhe ata zëvendësues, ja vendimi i rëndësishëm që u mor ditën e sotme

Pasardhëse

Konstituohet KED, zbardhen emrat e rinj dhe ata zëvendësues, ja vendimi i rëndësishëm që u mor ditën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.