• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu i bën veprimin e papritur Lulzim Bashës

13 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu ka prezantuar ditën e sotme 36 kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.

Edhe pse pritej që PR të ishte në një listë të përbashkët me PD-në, Mediu i ka befasuar të gjithë duke prezantuar kandidatët e partisë së tij.

Mediu gjatë prezantimit të kandidatëve ka lëshuar një mesazh edhe për Bashën, ku është shprehur se për të ndërtuar një koalicion vlerash, duhet të respektohet dhe vlerësohetvlera e çdo partie.

Prezantimi i Fatmir Mediut:

“Historia e të djathtës është histori njerëzish që e kanë krijuar atë. Nuk mund të ketë sukses një parti politike, një opozitë, në qoftë se nuk do të dijë të vlerësojë, jo vetëm historinë e vet si vlerë e shkruar e historisë , e arritjeve, por sidomos si vlerë e kapitaleve njerëzore që kanë krijuar këtë histori.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në rrugëtimin tonë për të bashkuar shqiptarët më 25 prill, të bashkojmë në radhë të parë atë që është identiteti politik i të djathtës, të përndjekurit politikë, ata që u persekutuan, pronarët, themeluesit, krijuesit, ideatorët e lëvizjeve demokratike, ata që kanë kontribuar në këto 30 vite, ata që kanë realizuar arritje, ata të cilët janë një potencial i jashtëzakonshëm intelektual, por dhe politik dhe elektoral, jo vetëm për Partinë Republikane, por për Partinë Demokratike dhe gjithë opozitën. Të bashkojmë të gjithë politikën e djathtë, sepse kam bindjen që e djathta, në mënyrë të padiskutueshme, mbart më shumë vlera, në respekt të njerëzve, në respekt të vendit, në respekt të kombit, për t`a bërë Shqipërinë Europiane.

Rama po e shkatërron çdo gjë të ndërtuar në këto 30 vite sepse e ka nisur çdo gjë me zero. E kam thënë dhe po e përsëris, zeroja prodhon vetëm zero, dhe kjo është ajo që ka prodhuar Edi Rama, mohimi, përbuzja, fyerja, shkatërrimi, e ka sjellë Shqipërinë në momentet më të vështira në historinë e saj politike.

Në ka një oligark të vetëm ky vend, që ka prodhuar vetëm korrupsion dhe klientelizëm ekonomik, ky është Edi Rama dhe përgjegjësia është e tij, për zhvillimin dhe problemet që ka biznesi sot. Pa biznes nuk ka ekonomi dhe nuk ka të ardhme. Në ka njerëz që krijojnë, janë biznesi. Në ka njerëz që punësojnë, janë biznesi. Në ka gjë që duhet t`a dëshirojmë, është t`a zhvillojmë biznesin. Në ka gjë që duhet t`a mbështesë Partia Republikane, është të mbështesë biznesin, sepse biznesi është mundësia për punësim dhe zhvillim ekonomik të këtij vendi.

E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshme të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë, për t`a bërë Shqipërinë Europiane, për të krijuar shanse dhe mundësi të reja.

Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash. E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon së bashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit.

Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së Partisë Republikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera.

Kjo është trupa elektorale e Partisë Republikane. Këta do të jenë kandidatët, ju do të jeni kandidatët, në çdo qendër votimi, për të punuar të gjithë së bashku.

Unë ju kërkoj ju të gjithëve, besoni në veten tuaj, besoni në të ardhmen tuaj, sepse keni një të ardhme përpara, si njerëz, si komb, dhe kjo kërkon angazhimin dhe përkushtimin tonë”, deklaroi Mediu.

Paraardhëse

Aktivitetet e ndaluara për partitë, vijojnë kallëzimet në KQZ për veprimtaritë e ndaluara

Pasardhëse

Ndodh pas 30 vitesh, OSHEE publikon fotot e rralla nga qyteti verior i Shqipërisë

Pasardhëse

Ndodh pas 30 vitesh, OSHEE publikon fotot e rralla nga qyteti verior i Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.