• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje”, LSI i përgjigjet ashpër Veliajt

13 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se Monika Kryemadhi duhet të paditej në prokurori për shpifje, vjen një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një deklaratë, sekretarja organizative e LSI-së, Eriona Bixha theksoi se grupi i këshilltarëve të kësaj partie ka qenë gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës paketë propozimesh konkrete për çdo njësi administrative, si edhe për gratë-vajzat dhe të rinjtë.
Mes të tjerash LSI theksoi se Veliaj ka detyrim ndaj qytetarëve të Tiranës, ndërsa i sugjeron që mos të merret me propagandë.

Reagimi i Selisë së LSI-së:

“Kryemashtruesi Erion Veliaj foli pak më parë nga Njësia Administrative nr. 9, për Tiranën e ‘kuruar’ me photoshop që ai poston në rrjetet sociale (ku dielli lind në perëndim), duke harruar që Tirana e vërtetë është ajo që qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastrukturës, me ekonominë e shkatërruar, me trafikun e rënduar, me kullat e larta ‘mbytëse’ etj.

Si ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës i rikujtoj Erion Veliajt se grupi i këshilltarëve të LSI-së ka qenë gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës paketë propozimesh konkrete për çdo njësi administrative, si edhe për gratë-vajzat dhe të rinjtë.

Të kujtoj, që më datë 26.12.2015 në paketën e propozimeve të grupit të këshilltarëve të LSI-së për buxhetin e 2016 konkretisht për Njësinë Administrative nr. 9 kemi kërkuar zgjidhjen e 3 problemeve kryesore:

1- pastrimin dhe sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza bllokimi i të cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme.

Fatkeqësisht, ende banorët e zonës së ‘Don Boskos’ vazhdojnë të dalin me çizme llastiku nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

2- ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.

Një kërkesë e vazhdueshme e bërë në të 4-ta vitet, si një nevojë emergjente për banorët e zonës informale. Edhe pse sot me shumë vonesë, ka nisur ndërtimi i një shkolle për këtë zone, që fatkeqësisht është e rrethuar nga ndërtime kompleksesh gjigande pallatesh duke i ‘marrë frymën’.

3- pika e tretë në kërkesën e sipër përmendur është: rregullimi i infrastrukturës në zonën informale ku sot është edhe me keq.

Rrugë të pashtruara, puseta të hapura, ndriçim dhe sinjalistikë e munguar, psh Rr. ‘Pirro Naçe’, Rr. ‘Andrea Themeli’, Rr. ‘Ali Kukaleshi’ etj.

Edhe diçka të fundit dua të të kujtoj Erion Veliaj, që banorët e ‘ Bulevardit të Ri’ të nxjerrë me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre ende pa u gdhirë, në Lotin e 3, enden rrugëve te Tiranës ende pa marrë dëmshpërblimin e pronës.

Detyrimi që ke ndaj qytetarëve të Tiranës është i madh, ndaj boll propagandës, mashtrimeve dhe vjedhjeve, por shërbeju me dinjitet dhe seriozitet.”-shkruan LSI.

Paraardhëse

Hoti bën deklaratën e papritur: E nxorëm Kosovën nga izolimi, Kurti në vend që të ndihmojë njerëzit në këtë kohë përmbytjesh, kërcënon

Pasardhëse

Osmani del kundër deklaratës së Lajçak për njohjen e Kosovës

Pasardhëse

Osmani del kundër deklaratës së Lajçak për njohjen e Kosovës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.