• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Hoti bën deklaratën e papritur: E nxorëm Kosovën nga izolimi, Kurti në vend që të ndihmojë njerëzit në këtë kohë përmbytjesh, kërcënon

13 January, 2021
në Kosovë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti deklaroi se falë qeverisjes së kësaj partie në muajt e fundit është rikthyer partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare. Gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në Drenas, Hoti tha se Albin Kurti në vend që të ndihmojë njerëzit në këtë kohë që po përballen me përmbytje, shkon dhe kërcënon prokurorë.

“E kemi marrë qeverisjen kur Kosova ishte e izoluar dhe me sanksione. Por pas disa javësh kemi kthyer relacionet me bashkësinë ndërkombëtare, kishim disa vizita në Bruksel e në vendet tjera evropiane. Pastaj erdhi marrëveshja e Uashingtonit që është e mirë për Kosovën. Ne e morëm qeverinë në kohën kur kishte kërcënime serioze për tërheqje të trupave amerikane ndërsa arritëm si qeveri që ushtrinë e Kosovës ta dërgojmë në misione bashkë me ushtrinë amerikane. Ky është ndryshim komplet i kursit, si dita me natë, me ata që ishin para nesh në qeverisje”, tha Hoti.

Ai tha se falë qeverisjes së mirë, është menaxhuar me sukses edhe situata me pandeminë dhe pasojat që ka sjell në ekonomi.

“Kosova po e menaxhon pandeminë me sukses. Këto janë vlerësimet ndërkombëtare. Presim që edhe vaksina të vijë në muajin shkurt. Sa i përket situatës me ekonominë kemi arritur që të zvogëlojmë rënien ekonomike. Parashikimet ishin se do kemi rënie ekonomike prej 11 % por me veprimet që i morëm e kemi përgjysmuar këtë shifër. Përveç mjeteve që tashmë janë futur në ekonomi, në janar do fillojmë zbatimin e pakos së re në vlerë prej 222 milion euro”, tha Hoti, thuhet në njoftimin për media.

Sipas tij si kurrë më parë është më rëndësi mobilizimi i elektoratit të LDK-së, në mënyrë që mos të lejohet që Kosova të lëvizë nga kursi pro perëndimor.

“Ne nuk do ta kursejmë askënd në këtë fushatë. Nuk do të lejomë që njerëzve tu shpërlahet truri. Kosova që tre ditë përballet me vërshime, Kurti në vend se të kërkoj angazhim nga qeveria, ai del dhe kërcënon se me prokuror do të angazhohet se diku një rrugë apo një gardh nuk është ndërtuar mirë. Ai flet për këto gjëra në kohën kur njerëzit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ne duhet të bëjmë çdo që të pamundësojmë këtë model të qeverisjes”, tha Hoti.

Paraardhëse

Pasi firmosi paktin me Bashën, reagon për herë të parë Agron Duka: Ky do jetë qyteti ku do kandidoj

Pasardhëse

“Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje”, LSI i përgjigjet ashpër Veliajt

Pasardhëse

"Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje", LSI i përgjigjet ashpër Veliajt

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.