• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përçahet opozita! Aleati i Bashës prezanton 36 kandidatët për deputet dhe i dërgon mesazhin e fortë PD

13 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
618
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opozita po përçahet nga dita në ditë dhe këtë e vërtetojnë më së miri lëvizjet e fundit të aleatëve të bashës. Kështu Partia Republikane kërkon që të ketë 36 kandidatë për deputetë në listat e përbashkëta me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo kërkesë u bë publike nga kryerepublikani Fatmir Mediu në takimin e organizuar sot ku ka paraqitur zyrtarisht të 36 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.

Opozita synon të konkurrojë në këto zgjedhje me skemën me dy blloqe koalicioni, një ku përfshihen PD dhe aleatët e saj tradicionalë si PR, ndërsa blloku tjetër LSI, ku mendohet të përfshihen PDIU dhe ndonjë parti tjetër kampit opozitar.

Kryetari i PR-së, Mediu gjatë këtij prezantimi pati një mesazh të fortë, që i drejtohet aleatit, kryetarit të PD-së

“Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së Partisë Republikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera. Kjo është trupa elektorale e Partisë Republikane. Këta do të jenë kandidatët, ju do të jeni kandidatët, në çdo qendër votimi, për të punuar të gjithë së bashku”, tha Mediu.

Më tej ai theksoi se “Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash”.

Mediu ka shtuar se e djathta duhet të jetë e unifikuar në këto zgjedhje, duke shtuar se duhet një koalicion vlerash, duke respektuar peshën politike.

“E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon sëbashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për ta çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit”, theksoi Mediu.

Paraardhëse

Demokracia turke nuk është një kauzë e humbur

Pasardhëse

“Më janë çmendur, s’dinë më nga shkojnë”, Rudina Dembacaj zbulon ‘hallin’ e saj të madh dhe ka një lutje publike (FOTO)

Pasardhëse

“Më janë çmendur, s’dinë më nga shkojnë”, Rudina Dembacaj zbulon ‘hallin’ e saj të madh dhe ka një lutje publike (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.