• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Negociatat për tensionet Greqi-Turqi, Idajet Beqiri tregon prapaskenat e rolit të Ramës si ndërmjetësues

12 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Idajet Beqiri gjatë një interviste u shpreh se mes Turqisë e Greqisë nuk është thjeshtë një veprim personal i Ramës, sepse ai është një ndërmjetës i mirë ndërkombëtar, pasi është një evropian i cili imponohet si i barabartë.

Për Beqirin, kjo nisëm që ka marrë Rama është një nismë shumë e lavdërueshme dhe i jep shumë pikë vendit tonë.

“Rolin e ndërmjetësit nuk është e thënë që ta marrin vende të mëdha, por Trump nuk e luante dot këtë rol. Po ashtu edhe Franca ka probleme të vetat me Turqinë. Mund ta luante Merkel këtë rol, por ka pengesa të veta sa i takon BE-së dhe se ka 3 milionë turq në Gjermani që e vënë në pozitë. Mendoj se nuk është thjeshtë një veprim personal i Ramës, sepse ai është një ndërmjetës i mirë ndërkombëtar, pasi është një evropian i cili imponohet si i barabartë, gjë për të cilën ka dhënë shembuj. Në këto 30 vite, politika e jashtme e jona, si pasojë e veprimeve personale të Ramës, fqinjët na shohin me një sy tjetër, po ashtu edhe vendet e BE-së. Përvojë shumë e mirë ishte edhe drejtimi i OSBE-së.

Kjo nisëm që ka marrë Rama është një nisëm shumë e lavdërueshme dhe i jep shumë pikë vendit tonë. Më parë nuk mendohej që ta merrte kryeministri grek në shtëpinë e vet, apo ta shoqëronte ministri i Jashtëm deri te dera e makinës. Mendoj se ka arritur në një shkallë të lart marrëdhënia dhe mirëkuptimi. Nuk ka rëndësi se kush ndërrohet si president apo kryeministër, sepse objektivi është i qartë. Ne Turqinë e kemi aleat të natyrshëm dhe strategjik. Jemi të detyruar që ta kemi me një pozicion të tillë strategjik dhe me të kurrë nuk kemi humbur. Nuk duhet të trajtojmë Turqinë si pushtimi otoman, sepse nuk ka lidhje dhe është një konservatorizëm banal në diplomaci. Turqia është anëtare e NATO-s. Të përbashkëtat që kemi me Turqinë ia vë kufirin te thana atyre shteteve që e kanë mbajtur të sunduar vendin tonë. Turqia është syçelë ashtu si ne kundrejt këtyre vendeve”, tha Beqiri për RTV Ora.

Beqiri shtoi se roli i Ramës duhet përshëndetur dhe duhet të krenohemi me këtë rol dhe jo të zvogëlohet për fushata elektorale.

Beqiri: Roli i Ramës duhet përshëndetur dhe ne duhet të krenohemi me këtë rol. Nuk duhet ta zvogëlojmë për fushata elektorale, por ta lemë elektoratin që të orientohet vetë. Këto janë çështje madhore që të nderojnë si komb. Ndërmjetësuesi nuk harrohet kurrë. Ndërsa me çështjen e detin, njëra palë do të ulë tjetrën. Radhën e parë ishte Gjykata Kushtetuese që e hodhi poshtë marrëveshjen. Nuk duhet abuzuar që Greqia nxori dekretin dhe u shtri me 12 milje në det. Edhe ne me 12 milje e kemi qysh në vitin 1990. Këto 12 milje ama duhet të jenë atje ku zbatohen. Ne me Italinë ne mundemi, por Greqia nuk mundet në Korfuz pasi distanca është vetëm 1 milje.

Paraardhëse

Plas debati në emision, Melisa i kthehet ashpër Mevlanit: Je xheloz se Atdheu është më i mirë

Pasardhëse

Arjani shpërthen keq ndaj Atdheut: Më ngjallët neveri

Pasardhëse

Arjani shpërthen keq ndaj Atdheut: Më ngjallët neveri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.