• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

MPJ reagon ashpër pas veprimit të fundit të ministrit të jashtëm serb: Po shkelet marrëveshja e nënshkruar në SHBA

11 January, 2021
në Kosovë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka reaguar ndaj Serbisë, pasi pretendon se po vazhdon fushatën në kundërshtim me zotimet e nënshkruara në shtator në Shtëpinë e Bardhë.
MPJD ka e ka kritikuar deklaratën e ministrit të jashtëm serb, i cili ka kërkuar që Katari të mos lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia vazhdon fushatën e saj destruktive në raport me Kosovën edhe përkundër zotimeve të bëra, si në Bruksel ashtu edhe në Uashington. Pavarësisht zotimeve të bëra në Marrëveshjen për Normalizim Ekonomik, Serbia jo që nuk u përmbahet atyre, por haptas shkel zotimin 15 të kësaj marrëveshjeje. Rasti i fundit është ai i datës 9 Janar kur Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq, i cili në takim me ambasadorin e Katarit në Beograd, i ka kërkuar drejtpërdrejtë atij që “Katari të mos lobojë për Kosovën”. Fakti që termi “lobim” nënkupton edhe lobimin për njohje, konsiderojmë që kjo kërkesë e ministrit të jashtëm serb është një shkelje e radhës e Marrëveshjes së Uashingtonit, në pikën 15 të saj e cila shprehimisht kërkon nga Beogradi që ta ndalë fushatën formale dhe joformale kundër shtetësisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Mes të tjerash, ministria e Jashtme kosovare thekson se Serbia vazhdimisht vepron kundër marrëveshjes së nënshkruar në Ëashington. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka ngritur në vazhdimësi shkeljet e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë si në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli ashtu edhe për zotimet e Marrëveshjes së arritur në Uashington. Serbia jo vetëm e ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit, por vepron shprehimisht kundër saj. Tani së fundi është bërë inaugurimi i gazsjellësit “Balkanstream” nga ana e presidentit të Serbisë Vuçiq në praninë e Ambasadorit Rus në Beograd, projekt i kritikuar vazhdimisht nga Sekretari Pompeo si “instrument i Kremlinit” për rritjen e influencës Ruse në Ballkan”, thuhet në reagim.

Sipas MPJD-së, deklarata e fundit e Selakoviq është “veçse përpjekja më e re e Serbisë për të lobuar kundër Kosovës në vendet e Lindjes së Mesme, duke rikujtuar falënderimet publike dhe mbështetjen e ish-ministrit Daçiq ndaj Palestinës për mosnjohjen ndaj Kosovës, fill pas nënshkrimit në Uashington”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh shqetësim edhe për më shumë se 33 marrëveshje teknike të arritura në Bruksel, të cilat vazhdojnë të shkelen në mënyrë flagrante nga Serbia. Kësisoj, Serbia nuk ka funksionalizuar pikat e kalimit kufitar me Kosovën, marrëveshjen për hapjen e urës mbi Ibër, ndërsa ka arrestuar dhe mban të burgosur pa asnjë arsye shtetasit e Kosovës Nezir Mehmetaj dhe Blerim Maqastena, duke shkelur secilën shkronjë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e më tej duke kontrabanduar produkte të pacertifikuara në veri të Kosovës, në shkelje të Marrëveshjes për Certifikimin e Produkteve Farmaceutike”, thuhet në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se gjuha e vazhdueshme kërcënuese, raciste dhe shoviniste e liderëve Serbë shpërfaqë fytyrën e vërtetë të këtij shteti në raport me Kosovën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Me veprimet e njëpasnjëshme kundër Kosovës dhe Marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia vërteton se është një partner jo i besueshëm dhe i dyshimtë. Republika e Kosovës si shtet i pavarur është e interesuar që të arrijë marrëveshjen përfundimtare të njohjes reciproke me Serbinë duke respektuar integritetin territorial, kushtetutshmërinë, karakterin unitar dhe sovranitetin e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me përpjekjet e pandërprera të SHBA-ve dhe BE-së në ndërmjetësimin dhe finalizimin e procesit të Dialogut”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Paraardhëse

Artan Hoxha zbulon ‘bishën’ që nuk e lë kurrë në baltë (FOTO)

Pasardhëse

Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, drejtori i Kadastrës Lushnjë përballet në KQZ: Nuk e kam bërë unë, s’kam qenë pjesë e dorëzimit

Pasardhëse

Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, drejtori i Kadastrës Lushnjë përballet në KQZ: Nuk e kam bërë unë, s’kam qenë pjesë e dorëzimit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.