• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VOA: Nga Ankaraja në Athinë, prapaskenat e vizitës së Ramës në Greqi

8 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndodhet sot në Athinë ku në program është një takim me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis. Në një postim në Twitter, shoqëruar me foton e tij ndërsa zbriste nga avioni, në kryeqytetin grek, zoti Rama shkruajti gjatë ditës se ndodhej atje “për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundërpan.demis; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”.

Mediat greke e kanë përshkruar si “një vizitë informale”, udhëtimin e zotit Rama në Athinë. Në fakt ai nuk shoqërohet as nga ministtrja e Jashtme Olta Xhaçka, ndërkohë që vetë ka patur një takim me kryediplomatin grek Nikos Dendias, sipas të cilit “marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit në rajon ishin në fokus të bisedës”. Ministri i Jashtëm Dendias ishte i pranishëm dhe ne drekën mes dy kryeministrave.

Vetë zoti Rama nuk ofroi ndonjë detaj me shumë për bisedimet e zhvilluara me homologun e tij grek, përpos faktit që dreka ishte shtruar në shtëpinë e zotit Mitsotakis. “Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruajti zoti Rama për takimin.

Tirana dhe Athina, vendosën së fundmi që për çështjen e debatuar të përcaktimit të kufirit detar mes tyre t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Kjo u njoftua gjatë vizitës në tetor të zotit Dendias në kreyqytetin shqiptar.

Megjithatë mbetet e paqartë se si do të veprohet, përderisa ndërhyrja e Gjykatës në raste të tilla kërkohet mbi një mosmarrëveshje konkrete.

Ish ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili udhëhoqi për dy vjet një proces dialogu me palën greke për një paketë çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë dhe çështjen e Detit, për të cilën nisën zyrtarisht dhe bisedimet, vuri në dukje javën e shkuar, në një shkrim të tijin, se shqyrtimi nga ana e një Gjykate ndërkombëtare “është gjithashtu një proces impenjativ që kërkon dije, përgatitje serioze dhe kohën e duhur. Pasi nuk kemi të bëjmë me transferim të përgjegjësive për mënyrën e adresimit të kësaj çështje, por me shprehjen e gadishmërisë të palëve ndërgjyqëse për të pranuar verdiktin e gjykatës ndërkombëtare. Para nisjes së procesit gjyqësor, Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprues nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohet gjykimit, ku duhet të evidentohen gjithashtu pikat e përbashkëta dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet gjykata”.

Ajo që ka rënë në sy në vizitën e sotme të zotit Rama, është se takimet e tij në Athinë, vijnë një ditë pas kthimit të tij nga Ankaraja, ku delegacioni shqiptar që përfaqësohej me gati gjysmën e kabinetit qeveritar u prit me ceremonialet më të larta shtetërore turke, në prani të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Koincidencë ose jo, por dhe një vizitë e mëparshme e zotit Rama në Athinë, ku darkoi me homologun e tij grek, ishte paraprirë nga një takim i tij i beftë me presidentin turk Erdogan në rezidencën e tij verore.

Kryeministri shqiptar njihet për raportin e tij të ngushtë më presidentin Erdogan. Gjatë takimit të fundit ata të dy vunë theksin te “miqësia e ngushtë” mes dy vendeve. Ata të dy, nënshkruan deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë, “gjë që e ngre partneritetin tonë të shpallur strategjik në stadin e një marrëdhënieje institucionale ndërqeveritare”, nënvizoi zoti Rama.

Presidenti turk premtoi ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit Brenda 3 muajve të ardhshëm si dhe restaurimin e Xhaisë së Plumbit në Shkodër. Ashtu sikundër ka ndodhur dhe më parë me përfaqësues të niveleve të ndryshme turke, të cilët kanë kërkuar nga Shqipëria dëbimin e anëtarëve të së ashtuquajturës Lëvizjes Gyleniste, e konsideruar nga Ankaraja një organizatë terroriste, edhe këtë herë presidenti Erdogan nuk la pa përmenduar këtë çështje, ndërsa deklaroi se “ne, bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Turqia është angazhuar për të zënë vendin e institucioneve të shumta arsimore turke që financoheshin nga Faetllah Gyleni. Fondacioni shtetëror turk Maarif, bleu kohë më parë Universitetin e New York-ut në Tiranë, dhe siç u deklarua dhe gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan, duket se pranë këtij Universieti do të atashohet dhe Universiteti teknik i Stambollit.

Paraardhëse

Gjata zbulon mashtrimin e rradhës të Ramës: Kaloi dhjetori, kur do filloj nga puna inceneratori i Fierit

Pasardhëse

Arjan Çani zbulon detaje nga vizita e Ramës: Më kanë ardhur të reja nga Athina

Pasardhëse

Arjan Çani zbulon detaje nga vizita e Ramës: Më kanë ardhur të reja nga Athina

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.