• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ti s’flet dot me mua me këtë lloj gjuhe!” Plas keq sherri mes Mesila Dodës dhe Alban Dudushit, gazetari i kthehet ‘flakë për flakë’

8 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
3.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ pati përplasje të forta mes gazetarit Alban Dudushi dhe sekretares së Përgjithshme të PDIU-së Mesila Dodës, teksa po diskutohej vizita e kryeministrit Rama në Turqi.

Sipas Dodës, dera e BE-së është e mbyllur me Ramën kryeministër dhe për këtë shkak kreu i qeverisë po krijon polin tjetër.

Debati:

Dudushi: Mesila niset apriori dhe thotë që ai le të bëjë ça të dojë për veten e vet, por si kryeministër na përfaqëson të gjithëve, por unë se di ça bëri keq deri tani që shkoi në Ankara

Doda: Unë nuk thash pse shkoi në Ankara, ajo që thashë është se nuk mundesh të vazhdosh të krijosh ndienjën e karshillëkut se unë po merrem me këtë dhe ndërkohë të hedhësh goditje ndaj Bashkimit Europian apo ndaj vendeve të BE-së, ashtu siç thash se kur ishte në krah të Vuçiçit nuk mund t’i gjuante liderëve të Kosovës.

Dudushi: Krahasimi nuk qendron.

Doda: Qëndron sepse është e njëjta strategji.

Dudushi: Nuk qendron sepse përmende që ky është arrogant me të dobëtit dhe i bie që Bashkimi Europian dhe Brukseli është i dobëti?

Doda: Jo nuk është për të dobëtin, se Bashkimi Europian është një gjë tjetër, është një derë e mbyllur dhe ky po godet dhe po krijon polin tjetër sepse është një derë e mbyllur.

Dudushi: Po nuk është derë e mbyllur Bashkimi Europian, ti e di shumë mirë.

Doda: Por sepse nuk u hap pra, nuk u hapën negociatat për tre vite radhazi

Dudushi: Nuk është derë e mbyllur për Edi Ramën dhe mezi po presin që të vijë Basha dhe ta hapin derën. Ajo është një derë që pritet të hapet pasi të mbarojnë disa procese që janë të brendshme tona.

Doda: Në vitin 2013 kanë qenë tre kushte që të hapeshin dhe në vitin 2020 u bënë 15 kushte që të hapeshin

Dudushi: Po me po dhe me kontributin tuaj janë 15 kushte që të hapeshin.

Doda: Jo nuk janë me kontributin tonë, por me kontributin e atij i cili sot ka zhbërë të gjithë shtetin, ke katër vite pa bërë Gjykatën Kushtetuese.

Dudushi: Po edhe me kontributin tuaj është zhbërë shtetin se latë mandatet në parlament, dolët 6 muaj gjuajtët me gurë dhe sot llahtarisemi me atë që ndodh në Capitol Hill.

Doda: Jo, kjo nuk është logjikë, kjo është alibi e dikatorit.

Dudushi: Ju i keni bërë këto se nuk i kam bërë unë. Unë shikoj një vend që nuk funksion, nuk shikoj diktaturë, diktaturën e shikoni ju.

Doda: Ta them unë pse është, sepse demokracia funksionon në bazë të ekuilibrit të pushteteve.

Dudushi: Po patjetër, e prishët, ikët nga parlamenti, u shkallmua një pjesë e mirë e procesit e reformës në drejtësi.

Doda: Por si e shkatërruam ne more zotëri kur ti e mban mend mirë që dolën të gjitha llojet e përgjimeve dhe tregoheshin sesi ishte marrë pushteti dhe nuk u përndoq në asnjë moment asnjë nga ata që kishin zhbërë dhe kishin shtrembëruar vullnetin e zgjedhësve

Dudushi: Cilin vullnet?

Doda: Po tani mos më fol me këtë lloj gjuhe se ti e di shumë mirë se kjo është gjuha që mund t’ia mbyllësh gojën një njeriu, ti nuk flet dot me mua me këtë lloj gjuhe, sepse kjo nuk është gjuha që do të debatonin dy njerëz që kanë argumente dhe argument është se ti sot në Shqipëri nuk ke më një ekuilibër pushtetesh.

Dudushi: Por unë po them edhe me kontributin tuaj.

Doda: Po kush ishte kontributi jonë Gjykata Kushtetuese që u shkri apo Gjykata e Lartë.

Paraardhëse

Moti i keq përfshin vendin tonë, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton si do të jetë koha në 3 ditët e ardhshme

Pasardhëse

Nuk iu kishte shkuar mendja kurrë! Elvana Gjata zbulon për herë të parë se çfarë do të ishte bërë po të mos ishte këngëtare

Pasardhëse

Nuk iu kishte shkuar mendja kurrë! Elvana Gjata zbulon për herë të parë se çfarë do të ishte bërë po të mos ishte këngëtare

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.