• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ish-shefat e Pentagonit, paralajmërim kundër përdorimit të ushtrisë për rrëzimin e zgjedhjeve

4 January, 2021
në Botë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dhjetë ish-sekretarët e mbrojtjes që janë gjallë kanë dalë publikisht me një deklaratë kundër pëfshirjes së ushtrisë në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Përmes një letre të fortë, ish-zyrtarët e lartë të administratave të mëparshme si demokrate, ashtu edhe republikane, i bëjnë thirrje udhëheqjes aktuale të Pentagonit t’u rezistojë përpjekjeve që mund të çojnë “në një drejtim të rrezikshëm, të paligjshëm dhe anti-kushtetues”.

Dhjetë ish-sekretarë amerikanë të mbrojtjes thanë të dielën në një artikull opinion të botuar në gazetën Washington Post se ushtria nuk duhet të luajë rol në përpjekjet e Presidentit Trump për të bllokuar transferimin e pushtetit tek Presidenti i Zgjedhur, Joe Biden.

Ky grup që përfshin ish-sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper, i cili u shkarkua muaj më parë nga Presidenti Trump, si dhe pararendësin e tij, James Mattis, thanë se ka ardhur koha që presidenti të pranojë se i humbi zgjedhjet dhe se zoti Biden do të marrë drejtimin e vendit më 20 janar.

“Zgjedhjet u bënë. Rinumërimi dhe rishikimi kanë përfunduar. Sfidat ligjore janë shqyrtuar nga gjykatat. Guvernatorët kanë certifikuar rezultatet. Kolegji elektoral ka votuar. Ka mbaruar koha për të ngritur pikëpyetje për rezultatin,” thuhej në artikullin e tyre opinion.

Grupi përfshin edhe ish-nënpresidentin Dick Cheney dhe ish-sekretarin e mbrojtjes Donald Rumsfeld.

Ish-zyrtarët e lartë i kërkojnë shefit në detyrë të Pentagonit, Christopher Miller, të mos luajë rol në përpjekjet e presidentit për të mbajtur pushtetin dhe të ndihmojë administratën e ardhshme demokrate në këtë tranzicion.

“Përpjekjet për të përfshirë forcat e armatosura për të zgjidhur sfidat ndaj zgjedhjeve do të na çonin në një drejtim të rrezikshëm, të paligjshëm dhe anti-kushtetues. Zyrtarët civilë e ushtarakë që drejtojnë dhe zbatojnë një përpjekje të tillë do të japin llogari, përfshirë para akuzash penale”, thuhej në artikull.

Artikulli mban emrat e ish-zyrtarëve republikanë e demokratë, ndër to edhe Ashton Carter, William Cohen, Robert Gates, Chuck Hagel, Leon Panetta dhe William Perry.

Presidenti i zgjedhur Biden tha në mes të dhjetorit se disa zyrtarë të Pentagonit kishin refuzuar t’i ofronin ekipit të tranzicionit informacionin e nevojshëm. Sekretari i Mbrojtjes në detyrë ka hedhur poshtë komentet për probleme në informimin e ekipit të presidentit të ardhshëm.

Dhjetë ish-zyrtarët theksuan rëndësinë e një tranzicioni të rregullt të pushtetit, si masë për të garantuar ndër të tjera mbarëvajtjen e angazhimeve ushtarake që vazhdojnë Shtetet e Bashkuara jashtë vendit./VOA

Paraardhëse

Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, zbardhen detajet çfarë kanë diskutuar

Pasardhëse

Ndryshime në qeveri, zbardhet vendimi më i fundit i kryeministrit grek

Pasardhëse

Ndryshime në qeveri, zbardhet vendimi më i fundit i kryeministrit grek

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.