• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Publicisti francez: Presidenti Erdogan është “lider ndryshues i lojërave”

2 January, 2021
në Botë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkrimtari i gazetës franceze L’Opinion, Jean-Dominique Merchet, theksoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në përleshjet në Libi dhe Kaukaz ka qenë “lider ndryshues i lojërave”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merchet në videon e titulluar “Turqia në shekullin e 21: Në mendjen e Erdoğan-it” të publikuar në ueb faqen e gazetës, theksoi se Erdoğan i cili drejton vendin që nga viti 2003, me vite ka qenë zëri i një segmenti të shtypur në vend.

Duke theksuar se demokratizimi i Turqisë ka filluar në vitin 1945 kur nga sistemi njëpartiak ka kaluar në sistemin shumëpartiak, ai tha se grushtet e shtetit në historinë e vendit i kanë shkaktuar dëme demokracisë dhe stabilitetit.

Ai rikujton se në kohën kur Erdoğan është zgjedhur në vend është përballur me tutelë ushtarake, ndërsa potencon se në periudhën e tij demokracia ka pasqyruar në kutitë e votimit, ku humbja ndaj partive opozitare në zgjedhjet e fundit lokale në Stamboll dhe Ankara, është tregues i kësaj.

Më tutje publicisti shprehet se Turqia tregon vullnetarisht vullnetin për të qenë një pjesë e Evropës, duke shtuar se Turqia është një partner i rëndësishëm ekonomik për shumë vende evropiane ku jetojnë shumë shtetas turq.

Ai gjithashtu shprehet se pavarësisht përpjekjeve të vendosura të Turqisë që i vazhdon që nga vitet e 1950-ta Evropa ia ka mbyllur rrugët me arsyetime të ndryshme, ndërsa nënvizoi se shkaku i vërtetë i kësaj është se nuk dëshiron të inkuadrojë një vend që ka 80 milionë muslimanë.

Perëndimi ka humbur monopolin e fuqisë në botë

“Mbyllja e derës nga BE, hapi derën që Turqia të fokusohet në rajonin e vet të Lindjes së Mesme dhe Azisë”, – u shpreh Merchet duke shtuar se megjithse i trondit disa francezë duhet të konsiderohet e arsyeshme prania e Turqisë në Afrikë, Turkish Airlines të jetë kompania që organizon më së shumti fluturime në kontinent.

“Perëndimi ka humbur monopolin e fuqisë në botë. Në kontinentin e Afrikës në periudhën e fundit përveç Turqisë edhe Kina, Rusia madje edhe Izraeli tregon prani“, – tha ai.

Edhe pse në periudhën e fundit po përballet me probleme ekonomike, sipas Merchet, Turqia ka përparuar dukshëm në teknologjinë ushtarake. Ai thotë se falë dronëve pa pilot të Turqisë që kanë treguar sukses të madh në operacione, tërhoqi vëmendjen se do t’i zhvillojë edhe më shumë marrëdhëniet me vendet tjera.

Erdoğan-i ka një ushtri të fuqishme dhe aktive

“Sot presidenti Erdoğan ka një ushtri të fuqishme dhe aktive që mund ta vendosë në tryezë. Turqia është në një pozitë ku shfaq peshën e saj dhe gjendet si një aktor i fuqishëm në Libi, Siri, Kaukaz dhe vende të tjera”, – tha Merchet.

Është kaq i fuqishëm sepse pas vetes e mori shumicën

Ai thotë se konservatorët si shumicë në Turqi, pavarësisht presioneve që kanë përjetuar gjatë viteve për praktikimin e fesë e deri në mbylljen e shkollave “imam hatip” e ndalesa e shamisë, kanë gjetur mundësinë për t’u shprehur me presidentin Erdoğan. “Erdoğan është kaq i fuqishëm sepse pas vetes e mori shumicën” u shpreh ai.

“Ndërhyrjet e tij ndryshuan lojën në Libi dhe Kaukaz, ushtarët ende janë në Siri, Turqia në përleshjet atje luan një rol kyç me mbështetjen e aleatit të saj, Rusisë”, – theksoi publicisti francez, duke shtuar se Erdoğan doli në pah me guximin strategjik që tregoi dhe mjetet ushtarake që vuri në praktikë.

Merchet theksoi se asnjë udhëheqës turk nuk e ka ndryshuar vendin kaq thellë që nga Mustafa Kemal Ataturku.

Paraardhëse

Florjan Binaj i suprizon të gjithë, shfaqet në krahë të babait të tij dhe zbulon për herë të parë talentin e tij të fshehur (VIDEO)

Pasardhëse

Me shami dhe shofere autobusi, shqiptarja që habiti italianët: Si nisi, prindërit dhe mesazhi

Pasardhëse

Me shami dhe shofere autobusi, shqiptarja që habiti italianët: Si nisi, prindërit dhe mesazhi

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.