• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Genti, Ditmiri dhe Niko. Pse qeveria humbi me të ndriturin e karvanit dhe trishtimi që Bushatin e Peleshin nuk do i shohim më bashkë Kodrave të Liqenit

1 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Agron Gjermarkaj

Gent, Ditmiri dhe Niko nuk janë tre shokë ! Dy të fundit ishin ! Tok i shihje të ecnin anes së liqenit duke djegur kaloritë e vëna nga motet e Rilindjes. Prej mimikes dukej se mendonin njesoj per Edi Ramen domethënë mirë. Kur qeshnin me hukamë gajaseshin me qyfyret qe ai dikur teksa i mbante pranë si evleter u kishte treguar! Ndersa ngrysja  shpjegohej me dertet e liderit qe kjo Shqiperi jallane i falte çdo dite me moskuptime!

Genti mblodhi lodrat dhe u largua nga zyra ! Thone se ka harruar një tren elektrik me shina i cili e  argetonte i falte kaq shend e lumturi  me çiaf çiufin e tij te cilin here e bente vete me zerin  lozonjar here mekanizmi ! Zyrtaret per te hyre prisnin qe te mbaronte udhetimi per te firmosur shkresat!Ndoshta se ka harruar por e ka lenë me qellim per Olten qe ta mbaje në kujtim të tij e ta ndeze here pas here per të kujtuar procesin e integrimit sipas stacioneve! E holle kjo ! Nejse Genti erdhi e iku si meteor në qiellin plot re e bubullimë të dheut mëmë ! Paçka se i zymtë e me pikellim melankolik na fali shpesh  te qeshura me zyrna ! Shkelqeu mjaftueshem po kujt t’ ja hidhte rrezet?!

Na gezoi në ditë të idhta siç qenë dy vitet e mbreterimit të tij në ministrinë e jashtme ! Personalisht sidomos ne “kronikat  e veres” e kisha tejet te dashur, shkarramendeshim në muhabet e hoka ! Iku qerratai, ashtu befas siç qe ngjitja po kaq edhe rënia ! Iku pa kthyer koken pas e me vendosmeri per moskuptimin qe mori per librat e shumtë që ka lexuar ! Qeveria e Edi Rames e shquar per natyren e saj intelektuale te thelle madje ,humbi  me të ndriturin e karvanit, biblioteken e cila habiti shqiptaret e ministrat e huaj ! Ahmetaj  me Bracen, Alket Hyseni me Ulsi Manjen të katert eruditë të cilet nga libri vine e tek libri shkojnë po zihen për ti zënë vëndin në biseda me Kryeministrin qe per vete eshte intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohrave!

Nje gaz nopran me zu në studion e emisionit “Open” tek percillnim Gentin per në Prishtinë gjithë merzi e trandje aq sa e mira Eni Vasili me pa me habi është apo nuk është në metro ky?!! Por ishte gazi i dhimbjes i tronditjes qe shkaktoi ikja e nje personazhi te dashur nga skena! Suksese Genti , nuk ishte faji yt, ti bere sa munde e sa dite !Te kthehemi tek Ditmiri i cili qysh kur nuk hypi ne makinen e Kryeministrit nuk pa më ditë të mirë ! Mbase nuk hypi nga frika se e ai e zbriste tek Ura e Tabakeve ! Ditëzi e therriste Doktori me parashikim kasandre !! Nuk e paskesh patur per akuzat qe i bente se i gjori Ditmir s’ pat tendera neper duar si Damjani e Ahmetaj po per fatin politik  qe ja lexonte në horizont ! Berisha paskesh ndier dhimbje teksa e therriste Ditezi Ditezi!

Ja ditet e zeza erdhen një nga një ! E Rama, ketu ne Tirane per në Osbe e caktoi  po në Viene se kishte çuar letren ! Pastaj kur i mori të larguarit një e nga njē sipas anektodes së fiqve ( e cila tregon per një plak që hengri fiq aq sa e mbushi kacekun plot po tepruan ende shume , ashtu i ngopur i erdhi uji i holle e nuk u shty me tutje por ujiti fiqtë, beri rruge e kur u kthye pa fiqtë, kishte uri, ky tha nuk eshte i pshurrur, dhe fap e rrasi ne goje, as ky, as ku tjetri i mbaroi te gjithë) Ditmiri mbeti i vetmi i lagur.Pagoi çmim me gjasë se nuk u perfshi në punen e ngaterruar te shkembimit të territoreve mes Kosoves dhe Serbise! Gabim beri ! Po ky nuk është gabimi më i madh ! Teksa Elisa themeloi mitologjinë rilindase me percaktimin Skenderbe, Damiani Ismail Qemal, miku Alfred Peza me Odise , Ikonomi marke konjaku ky heshti ! Mundesinë e pat per shembull në kalanë e Shkodres mbreteruan Bushatlinjet paraardhesit e Ditmirit !

Pse ai nuk propozoi qe Rozafatit ti nderrohej emri, dhe te therrritej “Keshtjella e pamposhtur Edi Rama”? Pat disa vite kohe në qafë pastë veten ! Pasatj nuk e pa si u sollen ministrat e shkarkuar te cilet merak kishin se mos kane merzitur liderin dhe jo vetem qe nuk leshonin zukama e gugatje me insinuata , por vullnetmire e besplote kumtonin se ai eshte zemra e madhe, mendja e ndritur, i pagabueshmi ndersa ne vesi, plogeshtia , metali qe ne duart e tij behemi diamant ! E pata takuar Ditmirin  nje here rastesisht në kafe , ndose beri çmos të fshihej pas jakave të setres qe re mos e shihja per ti kompromentuar biografinë!

U tregova i pashpirt ju ula ne tavoline por ndryshe nga ç’priste ai ta nxisja në qendrese nen shembullin e Kara Geges e befasova , ulu i thashe shkruaj nje leter publike ! Drejtohu si pashallaret e rrezuar Sulltanit ! Nise me frazen “une qe as per urrejtjen tende nuk jam i denje ….zemren si ta theva qe koken thefsha….si mendova qe ti mund te gabosh qe gjuha mu thafte si rërë jemeni, si u talla me Gentin kur ai ne jrahun tend dukej si Kisingeri pranë Niksonit” …. u ofrova ta ndihmojë ne lutje ndaj tij e mallkime ndaj vetes …. Por s’ ma vuri veshin ndersa sot e pashe  fillikat pa Nikon tek ecte kodrave !

I vrenjtur dukej ish ministri , mbase mendonte se si Niko nuk do jete një minster leshi po Pelesh i vertete pas dy viteve e kusur reflektim mbi dinjitetin qe do te zihet me Kryeministrin per të miren e vendit, qe do ti bjere  tavolines me grusht, qe do ti thote ndalu bek se ka hendek dhe ti ushtrinë shqiptare nuk e perdor dot në zgjedhje e të tjera si keto, kur befas filloi te qeshte me vete, me gjase s’po i dilte lllogaria mes personazheve! Ja keshtu në këtë ditë të parë të vitit të ri, Genti me ikjen, Ditmiri me vetminë dhe Niko jarani me postin e ri  ne menyren e tyre do të jenë të projektuar edhe tek viti i ri ! I pata thenë Ditmirit qaj here pas here ne publik, e qara të merret per mire ajo e prek liderin dhe nuk eshte çudi qe urdheron Kumbarushen , Felajn e mbase edhe Mimin qe te ti fshijne lotet para kamerave se kamera eshte gjithçka per atë!

Paraardhëse

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës (FOTO)

Pasardhëse

Braçe ‘ironizon’ Bashës: Na i kurse ‘lylelleqet’ ditën e parë të vitit

Pasardhëse

Braçe 'ironizon' Bashës: Na i kurse ‘lylelleqet’ ditën e parë të vitit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.