• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

“Kjo nuk është serbi, nuk e japim shtetin” Shpërthejnë protestat në Mal të Zi para Kuvendit

28 December, 2020
në Rajon
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbështetës të opozitës në Mal të Zi u mblodhën të hënën para ndërtesës së Kuvendit në Podgoricë, për të protestuar kundër ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për Liritë Fetare.

Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe.Protesta që nisi në orën 12:00, nuk u raportua në polici dhe, për momentin, nuk ka organizatorë.

Pjesëmarrësit me flamujt e Malit të Zi në duar, u tubuan nga disa qytete.

“Nuk e japim shtetin”, “Çetnikë”, “Kjo nuk është Serbi” janë disa nga parullat që thirren.

Nga protestuesit dëgjohen po ashtu sharje në drejtim të shumicës së re parlamenatre dhe zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, partia e të cilit ka thënë se do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare.

Në një moment, anëtarë të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në opozitë, dhe ish-kryeministri Dushko Markoviq kanë dalë para ndërtesës së Kuvendit dhe janë përshëndetur nga të tubuarit.

Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut i Kuvendit të Malit të Zi pritet të mbajë një seancë, në të cilën do të diskutohen ndryshimet e ligjit dhe ato ndryshime më pas do të dalin në Kuvend.

Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Markoviq, në fund të vitit 2019.

Me këtë ligj, objektet dhe tokat fetare që kanë qenë të shtetit deri në vitin 1918, do t’i kalojnë shtetit nëse nuk ka prova se ato janë fetare.

Që nga miratimi i këtij ligji, Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita e atëhershme kanë organizuar protesta, të cilat kanë rezultuar edhe me ndryshim të Qeverisë malazeze.

Kisha thotë se me këtë ligj, shteti dëshiron t’ia marrë pronën.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi? Rama publikon videon dhe jep mesazhin e fortë: Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara

Pasardhëse

Presioni amerikan bën funksionale Kushtetuesen, KED çon një tjetër emër tek Ilir Meta

Pasardhëse

Presioni amerikan bën funksionale Kushtetuesen, KED çon një tjetër emër tek Ilir Meta

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.