• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debati mbi detin, Artur Meçollari: Shqipëria ka ndryshuar 10 herë kufijtë territorialë, në asnjë rast nuk janë pyetur fqinjët

28 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandant i forcave tona detare njëkohësisht dhe anëtar i komisionit teknik për ndarjen e kufirit detar me Greqinë, ka reaguar mbi debatet e ditëve të fundit. Athina vendosi të zgjerojë kufirin me 12 milje ndërsa Meçollari është kthyer disa vite pas.

Në fjalën e tij ai shprehet me ironi dhe krahason këtë ngjarje me përjetimin në vendin tonë të rrëzimit të Murit të Berlinit në 1989. Dy ditë më parë zyrtarisht Greqia njoftoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon duke shkaktuar reagim në Tiranë me akuza kundër qeverisë Rama për shitjen e detit. Dy palët janë dakordësuar për të shkuar në Hagë për kufirin detar. Sipas tij vendi ynë ka mbajtur gojën mbyllur kur i bëhen padrejtësi dhe kujtohet vetëm pasi çdo gjë ka mbaruar, pasi edhe vetë ka bërë veprime të tilla pa respektuar rregullat mes fqinjësie. Ndërsa deklaratën e vendit fqinj se ka marrë atë çka i takon, Meçollari thotë se nuk është plotësisht e vërtetë, pasi Greqia nuk ka respektuar një nga rregullat kryesore, të mos cenojë interesat e një shteti tjetër.

“Kjo historia e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë me 12 milje detare, ku shumë personazhe shprehen se “është e drejta e Greqisë, por duhet të na pyesin edhe ne” më kujton një histori të nëntorit 1989 dhe që lidhet me rrëzimin e Murit të Berlinit. Mbasi u rrëzua Muri i Berlinit më 9 nëntor 1989, Organizata Bazë e Partisë së Punës në lagje u mblodh dhe i shkroi një letër Ramiz Alisë. Në letër komunistët ankoheshin pse vendimi për rrëzimin e Murit të Berlinit ishte marrë pa u pyetur edhe Organizata e tyre e Partisë. Shpallja e një akti të tillë është e drejtë e shtetit bregdetar, por ai mund të kontestohet mbas shpalljes nëpërmjet mekanizmave të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare, nëse gjykohet se cenon interesat e një shteti tjetër”, është shprehur ai.

Sakaq ai ka renditur 10 nga vendimet e mëparshme të Shqipërisë në lidhje me zgjerimin e kufijve detar, kur asnjëherë nuk është konsultuar me vendet fqinje, duke i lënë sot të gjithë hapësirën Greqisë të bëjë të njëjtën gjë.

“Shqipëria nga viti 1946 deri në vitin 2012 ka ndryshuar ose konfirmuar me ligj 10 herë gjerësinë e detit territorial, por në asnjë rast nuk ka pyetur ndonjë nga fqinjët e saj detarë për vendimet që ka marrë. Vetëm në vitin 1990 u ndryshua nga 15 në 12 milje detare mbas presionit të SHBA, si dhe është e paqartë si u shfuqizua në vitin 2008. Deri dhjetor 1946 Shqipëria ka pasur gjerësinë e detit territorial sipas të drejtës zakonore 3 milje detare. Më pas ka nisur kodikimi i saj nga legjislacioni i brendshëm, i cili ka ndryshuar si më poshtë: Dhjetor 1946, VKM Nr. 168 -6 milje detare Shtator 1952, dekreti nr. 1535 – 10 milje detare Korrik 1959, dekreti Nr. 2960- 10 milje detare Shtator 1961, dekreti nr.3321- 12 milje detare Mars 1970, dekreti Nr. 4650 -12 milje detare Shkurt 1976, dekreti Nr. 5384 -15 milje detare Mars 1990, dekreti Nr7366 -12 milje detare Prill 2001, ligji 8771-12 milje detare”, ka deklaruar ai.

Paraardhëse

LSI: Rama tradhti me detin, e la Shqipërinë të papërgatitur përballë faktit të kryer, kufiri nuk zgjerohet pa dakordësi

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Berisha nuk do e ketë të gjatë në politikë, shumë shpejt do përfundojë në SPAK

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Berisha nuk do e ketë të gjatë në politikë, shumë shpejt do përfundojë në SPAK

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.