• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama flet për raportin me Fatos Nanon: Është një marrëdhënie e bukur, ai di se ç’është vetmia

27 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama në një rrëfim të rrallë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për marrëdhënien që ai ka më ish-Kryeministrin dhe ish-drejtuesin e PS, Fatos Nanon.

Rama e quan raportin e me Nanon të bukur, pasi nuk flasin shpesh, por kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Kreu i qeverisë shtoi se Nano ka qenë para tij në zyrën ku ai është sot, ka drejtuar vendin dhe sipas tij e di shumë mirë se çfarë është vetmia.

Blendi Fevziu: Për herë të parë në këtë zyrë ke hyrë për të takuar Fatos Nanon?

Kryeministri Edi Rama: Po, po.

Blendi Fevziu: Ai ka qenë Kryeministri i parë që keni takuar?

Kryeministri Edi Rama: Ai ka qenë Kryeministri i parë që kam takuar unë këtu. Po.

Blendi Fevziu: Dhe si i ke sot raportet me Nanon?

Kryeministri Edi Rama: Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Është një raport shumë i bukur. Sepse…

Blendi Fevziu: Çfarë domethënë i bukur?

Kryeministri Edi Rama: I bukur, komunikojmë jo intensivisht, hera-herës. E bukura e këtij raporti është se ai ka qenë këtu dhe ai e di, dhe e di fizikisht, jo thjesht me eksperiencë dhe e di se çfarë do të thotë presioni i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe të tjerr dhe të tjerët e di se çfarë është vetmia kur je në këtë zyrë. Njerëzit mendojnë se kur hipën në maj, je i rrethuar me një mori njerëzisht. Në fakt në maj je më vetëm se sa asnjëherë tjetër. Se kur vjen koha, momenti i vendimeve të vështira, je komplet vetëm.

Blendi Fevziu: Të gjithë bëjnë sikur nuk e kanë mendjen.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka rëndësi, bëjnë s’bëjnë, ti je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperienca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet. Edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin, momentet jo të mira të marrëdhënies tonë, na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur./tvklan

Paraardhëse

‘Zëri i Amerikës’: Ja çfarë pritet të ndryshojë Biden kur të marrë drejtimin e SHBA-së

Pasardhëse

Miratoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon, Greqia bën lëvizjen që nuk pritej kaq shpejt

Pasardhëse

Miratoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon, Greqia bën lëvizjen që nuk pritej kaq shpejt

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.