• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

‘Zëri i Amerikës’: Ja çfarë pritet të ndryshojë Biden kur të marrë drejtimin e SHBA-së

27 December, 2020
në Botë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i ardhshëm ka të ngjarë të përdorë urdhra ekzekutivë për të përmbysur këto politika, thonë analistët. Maureen Sëeeney është profesore dhe drejton qendrën për imigracionin në Shkollën e Magjistraturës në Universitetin e Merilendit.

“Gjithçka Presidenti Trump bëri në mënyrë të njëanshme, ata gjithashtu mund t’i bëjnë, ose zhbëjnë në mënyrë të njëanshme. Parashikoj që të anulohet kufizimi i udhëtimeve, të ndryshojnë menjëherë kufizimet për refugjatët. Padyshim që Presidenti i ka kompetencat t’i bëjë këto”.

Përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund programit DACA nxitën protesta të mëdha gjatë katër viteve të tij në detyrë.

“E them qartë, imigrantët janë të mirëpritur këtu.”

Programi i periudhës së zotit Obama mbron nga deportimi njerëzit e sjellë në rrugë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara si të mitur. Presidenti Trump tha se programi përbën “amnisti të paligjshme” por premtoi të ndihmonte pëfituesit e programit DACA nëse Kongresi vepronte.

“Ndjej dashuri për këta njerëz. Shpresoj që Kongresi të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata dhe ta bëjë siç duhet.”

Por Kongresi nuk veproi, dhe fati i programit DACA kaloi në gjykatë. Vendimi i fundit i gjykatës për rastin në fjalë i kërkon agjencisë së imigracionit të rifuqizojë plotësisht programin DACA. Por kundërshtarët e programit janë zotuar ta sfidojnë atë në gjykatë. Por zgjidhja e problemit të imigracionit mund të marrë kohë, thotë profesoresha Maureen Sëeeney me Shkollën e Magjistraturës në Universitetin e Merilendit.

“Zgjidhja e politikave të azilit të administrates së Presidentit Trump do të jetë një çështje e thellë dhe e komplikuar.”

Si pjesë e premtimeve për të kontrolluar kufirin me Meksikën dhe ndaluar imigracionin e paligjshëm, Presidenti Trump krijoi Protokollin e Mbrojtjes së Migrantëve, e njohur si MPP. Në bazë të tij, migrantët duhet të qëndrojnë në qytetet kufitare meksikane ndërsa presin që çështjet e tyre të trajtohen në gjykatat amerikane të imigracionit. Ekspertët thonë se ndryshimi i kësaj politike do të jetë më e vështira. Sarah Pierce është analiste me Institutin e Politikave të Migracionit.

“Kjo çështje do të marrë kohë. Sapo administrata të marrë drejtimin do të ndalojnë regjistrimin e njerëzve në këtë program ose qendrimin e tyre në Meksikë.”

Mbështetësit e politikave të Presidentit Trump për imigracionin thonë se ndryshimet ishin të nevojshme. Lora Ries është me Fondacionin Heritage.

“Administrata e Presidentit Trump u përpoq të kthehej tek qëllimi fillestar; synimi legjislativ, kur Kongresi krijoi shumë nga këto programe. Mendoj se në përgjithësi këtë kishte në mendje administrata kur bëri shumë nga ndryshimet.”

Sa i përket programit për refugjatët, që arriti nivele të ulta rekord në administratën e Presidentit Trump, zoti Biden është zotuar të rrisë numrin e refugjatëve në 125 mijë. Analistët thonë se mbetet shumë punë për të bërë. Michele Ëaslin është me Institutin për Hulumtime të Imigracionit në Universitetin George Mason.

“Në shumë raste agjencitë përgjegjëse për refugjatët janë gjymtuar. Punonjësit atyre agjencive tani merren me çështje të tjera. Shumë njerëz që punonin aty janë larguar sepse prej shumë kohësh ne nuk kemi mirëpritur refugjatë. Ndaj duhet të rindërtojmë këto agjenci dhe t’i bëjmë më të forta dhe më të mira se sa ishin më parë.”

Megjithatë, ekspertët thonë se imigracioni nuk ka të ngjarë të jetë në krye të listës së zotit Biden për shkak të situatës nga pandemia, e cila vazhdon të dobësojë ekonominë amerikane dhe të marrë jetë njerëzish./ VOA

Paraardhëse

E pazakontë! Djali thërret të ëmën në emision dhe i bën kërkesën e veçantë

Pasardhëse

Rama flet për raportin me Fatos Nanon: Është një marrëdhënie e bukur, ai di se ç’është vetmia

Pasardhëse

Rama flet për raportin me Fatos Nanon: Është një marrëdhënie e bukur, ai di se ç’është vetmia

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.