• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD: Dyfishohet numri i të punësuarve në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj paguan 10 mijë militantë në bashki

27 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka vijuar denoncimet ndaj Bashkisë së Tiranë, lidhur me rritjen e taksave dhe numrin e lartë të të punësuarve në këtë institucion.

Këtë të diel ishte përfaqësuesi i PD, Akil Kraja, që denoncoi se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dyfishuar numrin e të punësuarve në bashki, ndërsa shtoi se ai tashmë do të paguajë rreth 10 mijë militantë.

Akil Kraja:

“Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2021 është konfirmimi i rradhës i abuzimeve dhe të keq-qeverisjes së qytetit nga Erion Veliaj.

Në ditët e kaluara, kolegët Tabaku e Spaho detajuan rritjen e jashtëzakonshme, në dhjetëra miliona euro, të taksave për qytetarët e Tiranës. Flasim për një buxhet që në vitin 2021, parashikohet të kapë shifrën rekord prej 166 milion euro.

Por ku shkojnë këto para?

Pavarësisht se jemi në kulmin e krizës ekonomike, Bashkia Tiranë dyfishon numrin e punonjësve krahasuar me pesë vite më parë. Taksat shkojnë për punësime partiake elektorale, jo për të ndihmuar bizneset apo rritur investimet për lulishtet e gjelbërimin e qytetit. E keqja në Tiranë thellohet gjithmonë e më shumë.

Me shtesën e parashikuar për vitin 2021, rezulton që numri i punonjësve të Bashkisë Tiranë ka arritur në 7500 persona, të cilët i kushtojnë taksapaguesëve të qytetit plot 51 milion euro në paga e sigurime shoqërore. Nëse e konvertojmë këtë shifër në kosto për ditë pune, punonjësit e Erion Veliajt i kushtojnë qytetarëve të Tiranës plot 200.000 euro dita e punës. E ripërsërisim 200 mijë euro dita e punës në paga e sigurime shoqërore.

Në këtë sens, vlen të rikujtojmë që numri i punonjësve të Bashkisë Tiranë para ardhjes së Erion Veliajt 5 vite më parë në pushtet ishte 4020 persona. Pra, krahasuar me parashikimin për vitin 2021, flasim për një dyfishim të stafit të Bashkisë në vetëm 5 vite. Ja se ku shkon rritja e taksave.

Por nëse shtojmë dhe aparatin e UKT-së, apo dhe punësimet e lidhura drejtëpërsëdrejti me Bashkinë Tiranë, në kuadër të realizimit të buxhetit të saj, në vitin 2021 mund të flasim pa frikë për një Bashki që punëson 10.000 persona.

10.000 punonjës të cilët sipas denoncimeve të ndryshme, detyrohen shpesh herë t’i bëjnë share, like apo të komentojnë postimet e propagandës bashkiake apo edhe të asaj qeveritare. 10.000 punonjës të cilët shpesh herë detyrohen të shërbejnë si dekor apo për të mbushur sallat për aktivitetet elektorale të Erion Veliajt.

Ky është rezultati i reformës territoriale. Dështimi i rradhës së qeverisë Rama. Një reformë e cila supozohej të rriste performancën e Bashkive të vendit, t’i sillte ato më afër qytetarëve duke ulur taksat dhe rritur llogaridhënien. Por nga reforma territoriale, qytetarët po marrin më shumë kriminelë në krye të bashkive të vendit, rritje të taksave, më pak demokraci dhe instalimin si askund në botë të një totalitarizmi vendor.

Qytetarët e Tiranës e kanë tanimë të qartë. Rritja e rradhës së taksave dhe tarifave bashkiake shkon për të ushqyer një buxhet elektoral prej 166 milionë eurosh dhe për të paguar pagat e 10.000 punonjësve. Ky është buxheti rekord i Bashkisë Tiranë për vitin 2021.

Më 25 prill Tirana e ka shumë të qartë votën e saj. Erion Veliaj do të sanksionohet për arrogancën e tij, për abuzimet dhe për mashtrimet e tij të përditshme. Tirana meriton më shumë. Koha për të dhënë llogari po afron.”-shkruan Kraja.

Paraardhëse

Nga moti i keq, pezullohet për tri ditë lundrimi i mjeteve në portin e Vlorës

Pasardhëse

Roma nuk heq dorë nga Hysaj, në janar vjen me ofertë zyrtare

Pasardhëse

Roma nuk heq dorë nga Hysaj, në janar vjen me ofertë zyrtare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.