• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fundi i vitit 2020 na sjell dimrin e vërtetë, ja si parashikohet të jetë moti ne vijim

27 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Si gjithmonë në Shqipëri dimri vonon pak të vijë. Vitin e kaluar data 31 dhjetor ngjasonte më një ditë pranvere.

Por dhe pse vetëm 5 ditë larg ardhjes së një viti të ri dimri i vërtetë ka vendosur të vijë më herë! Në një lidhje për ‘Neës 24’, sinoptikania Adiola Bani tha se në ditët e fundit të dhjetorit priten vlera tipike të muajit të ftohtë.

Moti këto ditë do të shoqërohet me temperatura maksimale nga 12-13 gradë celsius. Këto vlera do të ruhen edhe për javën e parë të janarit, ndërsa acari i dimrit do të ndihet në javën e dytë të fillimit të vitit 2021.

Adiola Bani:

“Kemi pasur temperatura 15-16 gradë celsius. Presim që të kemi freskim të motit nga mëngjesi i së dielës dhe në vijim. Vlerat minimale do të zbresin në vlerat tipike në -2 gradë celsius në zonën malore dhe ato maksimale do të jenë jo më shumë se 12-13 gradë celsius në zonat jugperëndimore të territorit.

Duke nisur nga dita e hënë deri më 31 dhjetor, presim vlera tipike të muajit që ndodhemi. Sa u përket kushteve të motit, kemi pasur një paqëndrueshmëri duke nisur nga dita e djeshme, ku ka pasur dhe reshje shiu.

Nga mesdita e sotme dhe dita e diel do të ketë reshje mesatare dhe intensive në zonën jugore dhe më pak presim në veri. Në një pjesë të mirë të zonës malore do të kemi reshje bore. Në pjesën më të madhe të territorit do të kemi reshje shiu.

Sa u përket temperaturave të ajrit, presim që të kemi rënie të tyre 3-4 gradë celsius. Ditët e fundit të muajit dhjetor do të jenë temperatura tipike të muajit që ne ndodhemi. Reshje bore do të ketë vetëm në zonën malore.

Sa i përket fillimit të Viti të Ri, java e parë e janarit do të jetë me temperatura më normale se ato të zakonshmet duke qenë se do të kemi vijim të temperaturave të muajit dhjetor. Java e parë e janarit do të ketë nga vlerat minimale në -2, deri në 13-14 gradë celsius.

Presim rikthim të vlerave tipike të janarit, apo dimrit ‘të vërtetë’ pas javës së dytë të muajit”,- tha Bani.

Paraardhëse

Londër, Gove: BM duhet të ketë marrëdhënie speciale me BE

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu zbërthen prapaskenat për kufirin detar: “Për sa kohë nuk ka firmë, nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë”

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu zbërthen prapaskenat për kufirin detar: “Për sa kohë nuk ka firmë, nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.