Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me studentët e Drejtësisë për t’u njohur nga afër me problematikat me të çilat ata përballen.
Gjatë këtij takimi, një e re ka treguar rastin e saj personal. Ajo ka zbuluar se nëna e saj punon si roje në një kompani e se atje të tjerët tallen me të, ndërsa shton se vetë nuk e di nëse ka mundësi që ta vazhdoj masterin.
“Nëna ime ka mbaruar fakultetin e Gjuhëve të huaja, ka qenë sekretare, tani po e mbajnë peng në punë si roje, punon roje, është 44-vjeçe. I them lërë punën, më thotë jo do ta mbaj, i them pse e mban kur ata po tallen me ty. Unë nuk e di a do ta kem mundësinë që ta vazhdoj masterin”, u shpreh ajo.
Shumë prej të rinjve shprehën mundësinë e largimit nga vendi, ndërsa kryedemokrati tha se kjo nuk është zgjidhja e duhur.
“Asgjë s’të bëhet si vendi yt. Sot në këto kushte, mund të duket se ajo është një zgjidhje dhe ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje afatshkurtër, por nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje afatgjatë të largohesh nga vendi yt, nga familja jote, nga shoqëria. Beteja kryesore e imja është që të pamundësojmë këtë pengmarrje të Shqipërisë, që i shtyn njerëzit drejt largimit dhe po i shtyn në veçanti të rinjtë drejt largimit të dëshpëruar”, – apeloi Basha te të rinjtë.
Diskutime rreth kësaj post