• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Berisha e Meta duan të çojnë vendin drejt shkatërrimit”, Ngjela zbulon çfarë po planifikohet dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

24 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka dalë më një paralajmërim të fortë për politikën shqiptare pas krijimit të drejtësisë së re në Shqipëri. Sipas Ngjelës liderët politikës shqiptarë po mundohen të b2ëhen bashkë për të fshehur korrupsionin e tyre dhe madhe Berisha e Meta po përpiqen të krijojnë rrëmujë e trazira në vend,

Mirëpo sipas Ngjelës, kjo nuk do të ndodhë pasi garant i moralit të shqiptarëve është politika amerikane e cila përfaqësohet nga ambasadorja Yuri Kim.

Postimi i plotë:

“Ja, këtu ka ardhur çështja shqiptare sot:

Ose një Shqipëri e pushtuar nga korrupsioni i lartë shtetëror që ndërron çdo tetë vjet portat për të sunduar dhe shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët;

ose një forcë antikorrupsion, e ngritur kundër tyre sipas kushtetutës së vitit 2016 dhe të gjithë legjislacionit pasues, që do të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

E pra, kjo është e vërteta, dhe, brenda saj, pyetet: kush do ta ushtrojë këtë forcë në zbatim të ligjit në fuqi? Dhe, cila forcë do të jetë garanti i shqiptarëve në këtë kohë?

l.

Tanimë të gjithë shqiptarët e dinë se tre janë organet që do të drejtojnë luftën ligjore dhe me një proces të rregullt ligjor, kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri: Gjykata e Posaçme, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Kurse garanti moral i shqiptarëve, dihet se kush po është: është politika amerikane me përfaqësuesen e vet në Tiranë, Yuri Kim.

Në fakt, beteja ka filluar, por ajo që po vihet re është fakti se, korrupsioni i të dy krahëve të politikës tani është bashkë. Dhe të gjithë shpresën e ka pasur në Moskë dhe në Beograd.

Pikërisht në këtë kohë, elita korruptive shqiptare, dallon se është disi e trembur. Kjo po ndodh, sepse korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar e vlerësonte dhe kishte shpresë shumë te afrimi i presidentit amerikan Trump me Moskën. Por, fitorja e Joe Biden-it në Amerikë i ka shokuar. Në të vërtetë, frenimi që politika Trump i bëri çështjes së Kosovës, i dha shumë shpresë korrupsionit shtetëror në Tiranë se çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor nuk do të vijonte ashtu si nisi.

II.Është fitorja e Joe Biden-it ajo që ka hedhur në një sulm absurd “revolucionar” edhe Berishën, edhe Metën, me mendimin naiv që mund të krijojnë pështjellim shoqëror, për ta çuar vendin drejt shkatërrimit. Rasti i fundit me revoltën e kalamajve shqiptarë që donin të shkatërronin me zjarr Tiranën, ishte komedia mbyllëse e hallit të madh Meta-Berisha.

Asgjë nuk bëjnë dot, dhe sot fakti më domethënës e kuptimplot është aktiviteti intensiv i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo tani me shumë ngulm po ecën drejt formimit të dy organeve të rëndësishëm në luftën antikorriosion: Gjykatën Kushtetuese dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por, në të njëjtën kohë, dallon fakti që tani është i përditshëm se, të gjithë krerët e korruptuar të të tre partive kryesore, janë bashkë; dhe mendjen e kanë për destabilizimin e Shqipërisë.

Më të zjarrtë, për nga pasioni i dëshirës për shkatërrimin e Shqipërisë, dallojnë të jenë Meta dhe Berisha. Por, si komedi hedhin rëndom edhe idenë e një “revolucioni” infantil që askush nuk di se si dhe pse do të bëhet. Fakti që flasin për një revoltë të gjerë popullore pa motiv, kuptohet se psikika e tyre është jashtë kohës.

Nuk ka më fatkeq se lideri të cilin nuk e pranon koha e tij!

Por, pikërisht këtu del edhe kjo pyetje: po Lulzim Basha?

Dallon që Basha nuk po iu përgjigjet. Kurse Saliu, nuk e lëviz dot këtë nga kryetar të PD-së, SEPSE e ka parë, që, në këtë rast, Basha është një e keqe më e vogël, në krahasim me ndonjë tjetër, i cili mund të dalë nga një zgjedhje e re që do të zhvillohej në PD.

Gjithsesi, po kuptohet që Basha sikur nuk e pranon marrëzinë Berisha-Meta për destabilizimin e Shqipërisë, sepse edhe Yuri Kim nuk e kërkoi kot në takim.

E gjithë kjo situatë, brenda pështjellimit politik që trajtuam, ka bërë që kjo çështje të përqendrohet në një pikë: tek ambasadorja Yuri Kim.

Pikërisht për këtë, nga aktiviteti i saj me një personalitet të veçantë, gjithçka po shpejtohet. Dje u arrit kuorumi i Gjykatës Kushtetuese, kurse tani shqiptarët po presin nga ambasadorja që, me autoritetin e saj të krijojnë realisht edhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kjo është domosdoshmëri që të fillojë hetimi dhe gjykimi i krimit shtetëror në Shqipëri.

Shqiptarët janë të lodhur dhe të tradhtuar nga liderët e vet që i grabitën dhe i shitën në 30 vjet. Dhe tani po e ndjejnë se pritja e tyre po vjen drejt fundit dhe suksesit, për të pasur edhe ata shtetin e tyre të drejtë dhe që respekton, mbi të gjitha, dinjitetin dhe punën e qytetarëve të vet.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Anxhela Peristeri u shpall fituesja e Festivalit të RTSh-së, vjen reagimi i fortë i këngëtares Rosela Gjylbegu

Pasardhëse

Pas vendimit të KED, reagon menjëherë kandidatja për GJK, Zhaklina Peto tregon prapaskenat që ndodhën

Pasardhëse

Pas vendimit të KED, reagon menjëherë kandidatja për GJK, Zhaklina Peto tregon prapaskenat që ndodhën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.