Ambasadorja Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
“U takova me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese në detyrën e re si Ministër i Brendshëm. Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit” – shkruan Kim.
Diskutime rreth kësaj post