• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediu vijon presionet ndaj Bashës dhe del në një linjë me LSI: Në qarqet e vogla duhet të dalim me një listë

23 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa na ndajnë edhe katër muaj nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk e kanë finalizuar ende një marrëveshje politike për mënyrën se si do të paraqiten para qytetarëve të dielën e 25 prillit.

Për rrjedhojë aleatët tradicionalë të Bashës, kanë shtuar presionet ndaj këtij të fundit, në mënyrë që të zbardhë sa më parë strategjinë e opozitës. Ka qenë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili gjatë një interviste për mediat zbuloi ditën e djeshme se opsioni më i mundshëm është që opozita të paraqitet me një listë të përbashkët në qarqet e vogla, ndërsa në qarqet e mëdha të ketë dy lista kandidatësh për deputetë, duke dalë në një linjë me LSI.

“Janë të gjitha mundësitë që partitë e opozitës të jenë në një koalicion në zona të caktuara. Sipas kësaj formule, opozita në qarqe të mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, mund të hyjë e ndarë në dy grupime brenda kampit opozitar (PD-LSI), kurse në qarqet ku numri i mandateve është i vogël si Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra, hyrja me dy lista do ta dëmtonte dhe për këtë arsye mund të shkohet me një listë të përbashkët. Por shpresoj që brenda kësaj jave të finalizohet marrëveshja, besoj sepse nuk ka ndonjë gjë të panjohur”, deklaroi ai.

Më tej, zoti Mediu theksoi se, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PR nuk pretendon as më shumë e as më pak se sa historiku i proceseve të fundit zgjedhore.

“PR ka interes të dalë e vetme pasi motivon më shumë njerëz, por në këto rrethana interesi i PR është që çdo votë e jona të mos shkojë në favor të Ramës, por të shkojnë për PD. Për ata që kanë siklet se çfarë po jep PD, në fakt PD nuk jep, me këtë sistem elektoral ajo merr. Merr mundësinë për të pasur kryeministrin, krijuar mazhorancë dhe qeverisur vendin”, u shpreh ai.

Më herët gjatë një prononcimi për mediat kreu i PR, Fatmir Mediu, u shpreh se sipas tij, partitë e vogla nuk janë hall i shtuar, por burim votash që krijojnë mandate plus.

“Dhe i vetmi element pozitiv që ka opozita është që PD ka aleatë shumë më tepër se PS. Sa më të bashkuara të jenë partitë politike të opozitës aq më tepër shkojnë me qytetarët shqiptarë drejt fitores. E kundërta do t’i shërbente Edi Ramës dhe një regjimi të korruptuar”, vijoi ai.

Ndërkohë zoti Mediu theksoi se PR ka tashmë një angazhim shumë të madh të rinisë, strukturat janë rifreskuar me të rinj. “Së fundmi ne bëmë edhe një konferencë të gruas. Të gjitha strukturat janë me njerëz të rinj, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë”, – nënvizoi kreu i PR, Fatmir Mediu.

Paraardhëse

Sali Berisha e pranon në emision ‘live’: Ky është gabimi më i rëndë që kam bërë në të gjithë karrierën politike

Pasardhëse

I hodhi benzinë zjarrit duke nxitur përçarje Shqipëri-Kosovë gjatë vizitës në Tiranë! Ja çfarë thotë Sali Berisha për Vjosa Osmanin

Pasardhëse

I hodhi benzinë zjarrit duke nxitur përçarje Shqipëri-Kosovë gjatë vizitës në Tiranë! Ja çfarë thotë Sali Berisha për Vjosa Osmanin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.