• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë qëndron pas deklaratave Yuri Kim? Mentor Kikia zbulon goditjen e fortë që SHBA mund t’i japë Sali Berishës dhe Ilir Metës

22 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari i njohur Mentor Kikia ka analizuar deklaratën e Ambasadës Amerikane lidhur me protestat e fundit në Shqipëri. “A janë dy ish kryeministrat Berisha dhe Meta, objektivi afatshkurtër i “drejtësisë së re” dhe shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese, ngritja e të cilës po mbështetet fort nga ambasadorja Kim?”, ngre pyetjen e madhe Kikia duke iu referuar deklaratës së amerikanëve. Më tej gazetari shton: “Pastrimi i politikës shqiptare është shumë më i ndërlikuar se ai i politkës në Kosovë. Kjo ndoshta edhe për faktin se në Shqipëri nuk ka një gjeneratë të re, që të mund të fitojë admirimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, për të justifikuar operacione më agresive”.

Postimi i Mentor Kikisë

“A ka një plan edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri?

Situata politike në Kosovë tregoi se dirigjentët me “shkopin” magjik, që qëndrojnë pas perdes, i lëvizën fijet. Për pasojë, qeverisë së krijuar me shumë mundim dhe ndërhyrje “kirurgjikale” pas rrëzimit të Albin Kurtit, i erdhi fundi. Por ligji i dekriminalizimit e përjashton edhe vetë Albinin nga kandidimi i mëtejshëm. Thaçi është në Hagë, ndërsa “gjeneralët“ e tjerë të UÇK-së nuk kanë nge të merren me politikë, pasi janë të zënë me akuzat.

Është kjo koha për një gjëneratë të re politike në Kosovë? Ndoshta! Vjosa Osmani duket “simpatike” për momentin.

Gjatë protestave të fundit në Tiranë, Ambasada Amerikane, lëshoi këtë deklaratë:

“Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë për të siguruar një hetim të plotë dhe transparent për incidentin…

Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të tregojnë aftësinë e tyre për të udhëhequr në mënyrë të përgjegjshme, duke përfshirë refuzimin e dhunës.

Ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën, nuk duhet të kompensojnë gabimet e kaluara duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.”

Çuditërisht, këtu ka tri palë: Ata që janë në pushtet. Ata që kanë qenë në pushtet. Ata që duan të vijnë në pushtet. Në pushtet është PS. Py dy palët e tjera kush janë? Ata që kanë qenë, janë njëkohësisht edhe ata që duan të vijnë dhe kjo është opozita. Po, përse Ambasada Amerikane e ndan opozitën në dy pjesë?

A janë Berisha dhe Meta “ata që kanë qenë”?

A janë Basha dhe Kryemadhi “ata që duan të vijnë”?

A është kjo një përpjekje për të ndarë Berishën dhe Metën nga opozita?

A janë dy ish kryeministrat Berisha dhe Meta, objektivi afatshkurtër i “drejtësisë së re” dhe shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese, ngritja e të cilës po mbështetet fort nga ambasadorja Kim?

Edi Rama duket të jetë objektivi afatgjatë dhe për momentin ai duket se ecën mbi tapet, derisa “ata që kanë qenë në pushtet” nuk ndahen nga “ata që duan të vijnë në pushtet”.

Pastrimi i politikës shqiptare është shumë më i ndërlikuar se ai i politkës në Kosovë. Kjo ndoshta edhe për faktin se në Shqipëri nuk ka një gjeneratë të re, që të mund të fitojë admirimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, për të justifikuar operacione më agresive.” – shkruan Kikia.

Paraardhëse

Vetitë shëruese të lules së basanit, receta ‘magjike’ që kuron ulçerën në stomak

Pasardhëse

Romina Kuko prezanton një tjetër nismë të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme

Pasardhëse

Romina Kuko prezanton një tjetër nismë të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.