• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Më pyeste për numrin e anijeve luftarake”, rrëfen gjithçka kuzhinieri grek që spiunoi për Turqinë

21 December, 2020
në Botë, Rajon
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një kuzhinier që është vënë së fundmi në pranga për spiunazh, ka rrëfyer sesi nisi që të jepte informacione tek turqit në lidhje me pozicionet e anijeve të marinës greke. Siç raportojnë mediat greke, kuzhinieri i përfshirë në çështjen e spiunazhit në Rodos ka pranuar akuzat dhe ka treguar sesi nisi gjithçka.

Ai dëshmoi se, gushtin e kaluar ndërsa ndodhej në ishull, ai mori një telefonatë nga sekretari i përgjithshëm i konsullatës turke, i cili i kërkoi që të takoheshin.

Konkretisht në dëshminë e tij ai pretendohet të ketë thënë:

“Në gusht të këtij viti, pa e kujtuar datën e saktë, sekretari i konsullatës turke në Rodos, një mysliman nga Komotini, më mori në telefon. Kur ai më mori për herë të parë, ne shkuam për kafe në qendër të Rodosit në Aktaio, ku biseduam për punët tona personale. Në një moment, pas disa ditësh, ai më thirri përsëri, u takuam dhe dolëm për një shëtitje në plazhin pranë akuariumit“.

Gjatë një prej takimeve që ata patën, S.B.(siç janë inicialet e punonjësit të konsullatës turke) e pyeti për anijet luftarake që kishte parë në Kastellorizo ​​gjatë itenerarit të ndjekur nga anija ku ai punonte, si dhe vendndodhjet dhe numrin e tyre.

“Në këtë takim”, citohet të ketë thënë kuzhinieri, “ai filloi të më pyeste për anijet luftarake që shohim në Kastelorizo ​​gjatë qëndrimit tonë atje. Unë pastaj iu përgjigja në përgjithësi se herë shohim anije luftarake dhe herë jo”.

Sipas faljes së tij para hetimore, kuzhinieri, edhe pse nuk donte të bënte spiunazh, pas këmbënguljes së sekretarit u detyruar që të vijonte t’i jepte informacione.

“(…) Ai më kërkoi qartë, që sa herë që të isha në Kastelorizo ​​ta merrja në telefon për t’i dhënë vendndodhjet e anijeve luftarake në ishull dhe numrin e tyre. Ai më theksoi se dëshironte që informacionet t’ia përcillja vetëm me telefonata dhe jo me mesazhe. Më dërgonte mesazhe përmes aplikacionit WhtasApp dhe unë pastaj e telefonoja dhe i jepja informacionin. Në fillim nuk doja ta bëja, por ai këmbënguli. Më në fund u u binda ta bëja. Kështu që në dy udhëtimet e mia të ardhshme për në Kastelorizo, i tregova pozicionet e sakta të anijeve dhe sa ishin… “.

Sekretari i përgjithshëm i konsullatës gjithashtu e pyeti kuzhinierin për numrin e ushtarëve që ishin transferuar gjatë dy udhëtimeve në Kastellorizo.

“Po ashtu,” tha burri i arrestuar, “mbaj mend që ai më pyeti sa ushtarë po transportonim këto dy herë në Kastelorizo”. Unë i thashë rreth 60-70, ai duhet të ketë qenë në anijen për në Kastelorizo ​​dhe më tha se disa ushtarë do të largoheshin nga atje“.

Pastaj, siç rrëfeu kuzhinieri, pas një diskutimi me gruan e tij, e kuptoi se ishte një veprim i gabuar dhe se do të ishte më mirë të shmangte punonjësin e konsullatës.

Në takimin e tyre në nëntor, sekretari i përgjithshëm i ministrisë i kërkoi të fshinte të gjitha mesazhet që ata kishin shkëmbyer përmes aplikacionit ËhatsApp, që kryesisht kishin të bënin me pyetjet në lidhje me anijet luftarake.

Gjatë bisedave që patën, marinari i tha se e konsideronte të rrezikshëm veprimin që po bënte, dhe se nuk donte të vazhdonte më. Që atëherë, siç deklaroi ai, në dëshminë e tij, ai nuk pati asnjë komunikim me të dhe as nuk iu përgjigj telefonatave të sekretarit.

Kujtojmë se të premten u vunë në pranga nën dyshimin e spiunazhit, punonjësi i konsullatës turke në ishullin grek të Rodosit si dhe kuzhinieri i një trageti. Greqia lëshoi një urdhër arresti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçari, që punonte si sekretar në konsullatën turke si dhe punonjësin e tragetit që rrëfeu gjithçka.

Paraardhëse

Zyrtare! Zbulohet partia që do drejtojë Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit

Pasardhëse

Shqipe Hysenaj plas ‘bombën’ e radhës, ‘shigjeton’ autoren e ‘Përputhen’ dhe i nxjerr regjistrimet

Pasardhëse

Shqipe Hysenaj plas ‘bombën’ e radhës, ‘shigjeton’ autoren e 'Përputhen' dhe i nxjerr regjistrimet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.