Analisti Mentor Nazarko zbulon se kryeministri Rama ka bërë gabim të madh që ka mbështetur shumë PDK dhe Hashim Thaçin, kurse tashmë me largimin e tij bazuar në informacionet e tij ka vendosur marrëdhënie të mira me LDK.
“Edhe Rama ka bërë gabim skandaloz në qasjen e tij ndaj Kosovës. Ka privilegjuar kryesisht PDK, Presidentin Thaçi. Ky ka qenë gabim i madh i tij. Është duke i krijuar probleme. Kam informacione që ka dhe marrëdhënie të mira tani me LDK, por jo me LVV. Jam kundër qëndrimeve që rrisin përçarjen mes faktorit shqiptar. Nëse shqiptarët veprojnë si atome të ndara, s’kanë asnjë lloj fuqie. Sikur znj.Osmani të kishte qëndrime, të vinin gishtin në probleme reale, sepse shqiptarët kanë më shumë probleme të mëdha.
Vizitat e tjera s’kanë qenë ceremoniale. Janë teza të riciklimit të narrativës ndarëse mes partive në Kosovë. Osmani e përdori për t’i dhënë vetes një dimension jashtë vendit. Kërkoi një vizitë të tillë, e pashoqëruar nga ministra, pa trajtuar problemet kryesore, në rrafshin ekonomik. Furtuna që krijoi lidhet natyrisht me Ramën për kriticizëm që i lidhet nga jashtë kufirit, ndondëse ishte një vizitë ceremoniale, që duhe ttë thekonte bashkimin. Duhet të reflektonte unitetin, jo përçarjen. Zgjodhi linjën partiake, e suksesshme, si linjë kombëtare nuk është e suksesshme.
Nuk është për t’u gjykuar. Rama jo vetëm për faktin që me largimin e Thaçit, që ishte faktori më i fortë në Kosovë, ai ka një boshllëk në marrëdhënien me Kosovën. Për këtë, për të treguar që do të ketë marrëdhënie me të gjithë, i ka dhënë nderiminin më protokollar të mundshëm Osmanit. Çelësi i Qytetit është element protokollar, e ka dashur Rama, se po mos deshte nuk bëhej. Mungesa e Ramës është mesazh, por jo kushedi çfarë. Në dijeninë time ai s’bëri asnjë njoftim shtypi. Edhe ky është moment i dytë. Një element tjetër për t’ia ulur rëndësinë vizitës. Tek Mini-Shengeni, për këtë alarmi, kjo është narrativë që ushqehet në mënyrë egocentrike nga Kosova, këtë thoshte zoti Bushati në një shkrim të vetin, tek gazeta Koha në Kosovë, që e formulonte Kosovën që për marrëdhëniet me Serbinë s’duhet të na pyesni ne. Ne do ju ruajmë nga ndikimi rus.
Heqja e barrierave midis vendeve të ballkanit do mundësonte kompanitë serbe të dominonin rajonin. Shqetësim i ligjshëm, por që tani me barriera kompanitë serbe e kontrollojnë. Shihni rëndësinë e qumështit. Ato e kontrollojnë me gjithë barrierat e taksave të Haradinajt e Kurtit në Kosovë.
S’ka ende vendim, dokument. Nëse procesi i integrimit europian ecën më shpejt, pra është një narrativë që nxit përçarje. Osmani është distancuar nga fakti që u votua aq shumë në zgjedhjet e fundit. Ndoshta Osmani që ishte në krye të listës u votua shumë më shumë. Votimi për LDK e kryesuar nga Osmani, ishte mobilizim i votuesve pro-europianë, që e panë me shumë frikë ardhjen e LVV, një force anti-perëndimore. Osmani u distancua nga votimi i madh, dhe ka përqafuar qëndrimet e palës tjetër”, tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post