• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Osmani pas vizitës në Shqipëri: Nuk mora përgjigje nga Rama për rezolutën e gjenocidit

18 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani e ka vlerësuar të suksesshme vizitën triditore në Shqipëri.

Gjatë një  konference për mediat në Kosovë pas vizitës, ajo u shpreh se kishte ardhur në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri për të kërkuar ndihmë, pasi Kosova gjendet në një fazë të vështirë të ballafaqimit me Gjykatën Speciale, ndërsa është shprehur se nuk kishte marr ende një përgjigje nga kryeministri Rama për rezolutën e gjenocidit.

Ndër të tjera ajo ka vlerësuar mbështetjen e ngrohtë që i është bërë nga Presidenti Meta, i cili ka qënë po ai që edhe e ka ftuar.

“Unë nuk kam vërejtur asnjë tension, kam pasur një pritje jashtëzakonisht të ngrohtë, një mikpritje shumë domethënëse me presidentin Meta, i cili edhe më ka ftuar ta bëjë këtë vizitë. Kemi pasur takim shumë substancial me të, dhe jo vetëm ne të dy por edhe ekipet tona kanë pasur mundësinë të diskutojnë bashkëpunimin tonë dhe domosdoshmërinë që nga çështja e pandemisë, vaksinat që duhet të furnizoheshim, e deri te tema e dialogut, delegacioneve, vizitave, temat që ne i shtrojmë në këto vizita. Gjithçka kemi diskutuar në rrethana mikpritëse të jashtëzakonshme”, tha Osmani.

Osmani theksoi se nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Edi Rama lidhur me rezolutën për gjenocidin, duke shtuar se këtë përkrahje e mori nga presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

“Çfarë raporti kam me zotëri Rama në baza personale është tërësisht e pa rëndësishme. Unë këtu nuk jam në cilësinë personale, kam ardhur në cilësi zyrtare, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, si ushtruese e detyrës së presidentit, dhe si kryetare e Kuvendit. Pse nuk ka ardhur sërish, do të duhej të përgjigjej vetë kryeministri Rama, dhe do të duhej të komentohej. Ajo çfarë kam thënë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në konferencë për shtyp nuk ka asgjë të pavërtetë, dhe nuk ka arsye që të tensionojë në radhë të dytë. Në qoftë se ne dëshirojmë që të përparojmë tona në raportet, që nëse ne dëshirojmë të jemi më efektiv në këtë bashkëpunim, në qoftë se ne dëshirojmë që zëri ynë të dëgjohet më shumë, zërat duhet t’i bashkojmë. Dhe ky ka qenë qëllimi që nga dita e parë, dhe kjo do të jetë edhe tash e tutje”, u shpreh Osmani.

Paraardhëse

Putin krahasoi Kosovën me Krimenë

Pasardhëse

Meta thumbon Ramën: Për faulla ma merr, por në 3-pikësh jam i paparë

Pasardhëse

Meta thumbon Ramën: Për faulla ma merr, por në 3-pikësh jam i paparë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.