• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Sistemi raketor rus në Turqi rrezikon sigurinë e SHBA-ve”, Pompeo bën telefonatën urgjente dhe ngre alarmin

18 December, 2020
në Botë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë me dije se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes.

Pompeo i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pak ditë pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Turqisë.

Pompeo tha se qëllimi i sanksioneve është të parandalojnë Rusinë nga sigurimi i të ardhurave të konsiderueshme, qasjes dhe ndikimit. Ai tha se sanksionet nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë ushtarake ose gatishmërinë luftarake të Turqisë ose të ndonjë aleati tjetër të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Turqisë më 14 dhjetor, për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.

Sanksionet goditën organin më të lartë të mbrojtjes në Turqi, i njohur si Presidenca e Industrive të Mbrojtjes. Uashingtoni ka bërë përpjekje ta bindë Ankaranë që të heqë dorë nga blerja dhe instalimi i sistemit rus, duke e paralajmëruar se ai do ta rrezikojë sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak të SHBA-së dhe Turqisë.

Pasi Turqia ka realizuar blerjen, SHBA-ja ka larguar Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35, ndërsa ka vazhduar negociatat me Ankaranë. Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thanë se sanksionet janë ndërmarrë, pasi negociatat kanë dështuar.

Paraardhëse

“Ilir Meta me zor pret të krijojë pengesa”, Frrok Çupi zbulon çfarë fshihet pas lëvizjeve të fundit të Ramës dhe jep mesazhin e fuqishëm

Pasardhëse

Provokon sërish Arjoni! Pas përplasjes me Anën, takohet me Shqipen dhe nxjerr foton

Pasardhëse

Provokon sërish Arjoni! Pas përplasjes me Anën, takohet me Shqipen dhe nxjerr foton

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.