• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Joe Biden del jashtë çdo parashikimi, ja kush është ish-rivali i tij që pritet t’i jap postin e rëndësishëm

16 December, 2020
në Botë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka emëruar zotin Pete Buttigieg, një nga ish rivalët e tij në fushatën presidenciale mes demokratëve, si kreun e Departamentit të Transportit në administratën e tij të re, sipas njoftimeve të medias.

Zoti Buttigieg, ish-kryetar bashkie i qytetit Sauth Bend të shtetit Indiana, ishte një pretendent surprizë në garën e demokratëve vitin e kaluar. Ai ishte kandidati i parë haptas homoseksual që fitoi delegatë në kuvendin demokrat gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë.

Por fushata e tij përfundimisht nuk pati sukses, dhe ai doli nga gara para zgjedhjeve të Partisë Demokrate në fillim të marsit. Më pas zoti Buttigieg shprehu mbështetje për zotin Biden.

Zoti Biden e ka krahasuar 38-vjeçarin me djalin e tij të ndjerë, Beau.

“Për mua, është komplimenti më i madh që mund t’i bëj çdo burri apo gruaje. Ashtu si Beau, ai ka një shtyllë kurrizore të fortë,” tha ai për zotin Buttigieg.

Buttigieg është i martuar me bashkëshortin e tij, Chasten, që nga viti 2018.

Nëse emërohet dhe më pas konfirmohet në krye të Departamentit të Transportit, zoti Buttigieg do të kishte nën mbikëqyrje sistemin e autostradave të vendit, aeroplanët, trenat dhe sistemet e transportit masiv.

Zoti Biden është zotuar të shpenzojë miliarda dollarë për të bërë përmirësime të mëdha në infrastrukturë, pjesë e përpjekjes së presidentit të ri për të rritur ekonominë që është dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të emërojë ish guvernatoren e Miçiganit Jennifer Granholm si sekretare të energjisë në administratën e tij, sipas dy personave që kishin dijeni për vendimin.

Granholm, 61 vjeç, u bë guvernatorja e parë grua e Miçiganit dhe qëndroi në këtë post për dy mandate, nga viti 2003 deri në 2011. Ajo punoi me zotin Biden, kur ai ishte nënpresident për paketën e ndihmës të vitit 2009 për prodhuesit e automobikëve General Motors dhe Chrysler.

Pavarësisht shqetësimeve nga disa punonjës të kësaj industrie, ajo mbështeti përpjekjet për të ndërtuar impiante moderne të baterive për makinat elektrike në Miçigan. Ajo gjithashtu vendosi një standard të ri për energjinë, me kërkesën që një pjesë e energjisë së këtij shteti të prodhohej nga burime të rinovueshme./VOA

Paraardhëse

Gramoz Ruçi merr vendimin e papritur

Pasardhëse

Ronaldo zbulon pasionin e fshehtë: Boksi është dashuri më e madhe se futbolli

Pasardhëse

Ronaldo zbulon pasionin e fshehtë: Boksi është dashuri më e madhe se futbolli

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.