• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Zhvillime të forta në Kosovë, Vjosa Osmani drejt krijimit të partisë së re, pritet koalicion me Albin Kurtin

14 December, 2020
në Kosovë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një detaj i rëndësishëm ka dalë ditën e djeshme në lidhje me dinamikat e politikës kosovare. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani që njëkohësisht është duke ushtruar edhe detyrën e presidentes së vendit, duket se do të krijojë një parti të re. Osmani fillimisht ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila është edhe partia qeveri-krijuese momentalisht. Më tej mes saj dhe LDK ndodhi një përçarje për shkak të mbështetjes që Kryeparlamentarja i dha ish kryeministrit Albin Kurti. Tashmë që mesa duket partitë politike nuk bien dakord as të shtrohen në një tryezë për të vendosur mbi emrin që do të jetë presidenti i ri i vendit, Kosova me shumë mundësi do të shkojë në zgjedhje të reja. Ushtruesja e detyrës së presidentit e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa e ka akuzuar këtë parti edhe për mbajtje të pushtetit me zor. “Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar ajo. Osmani më tej ka sqaruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Osmani dhe LVV

Duhet tashmë marrëdhënia e ngushtë që Kryeparlamentarja ka me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun, Albin Kurti. Tashmë që Osmani ka bërë të qartë se është në përpjekje për të krijuar një parti të re, është e kuptueshme që në zgjedhje ose pas tyre, Osmani dhe Kurti mund të paraqiten në një koalicion që mund të rezultojë edhe si koalicioni nga i cili mund të krijohet qeveria e re. Kjo pasi shumë nga elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës është më shumë përkrahës i Osmanit se sa ndaj kreut aktual të LDK-së Isa Mustafa. Një gjë të tillë e pretendon edhe Osmani, pasi sipas saj votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo “lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së”. Osmani u shpreh se tashmë partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova i ka mbetur vetëm logoja.“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, është shprehur ajo. Duke pasur parasysh që në zgjedhjet e kaluara LVV dhe Kurti dolën partia fituese, një koalicion Kurti- Osmani mund të rezultojë fatal për partitë e tjera. Edhe vetë ushtruesja e detyrës së presidentes e ka cilësuar si të mundshëm një koalicion të tillë. Ajo theksoi se po përgatitet fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të dalë mirë, duke mos përjashtuar edhe koalicionet, por jo siç tha ajo me partitë që e kanë kapur shtetit, dhe ato që kanë ndihmuar kapjen e shtetit, referuar LDK-së.

Mustafa i përgjigjet Osmanit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetares së Kuvendit.

Mustafa i ka rikujtuar Osmanit se i kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit dhe se pozitat aktuale që i mban sot i ka falë politikës dhe lidershipit të LDK-së, meqë kishte kushtëzuar Kurtin që t’a shkarkonte Konjfucën dhe ta propozonin Osmanin për kryetare të Kuvendit. “Lista zgjedhore, në të gjitha zgjedhjet ka qenë e LDK-së, me logo të LDK-së, e përkrahur nga të gjitha strukturat e partisë dhe e votuar nga anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Të gjitha pozitat që i mbajnë njerëzit e LDK-së, janë rezultat i politikave të LDK-së. Zgjedhjet e vitit të kaluar nuk janë fituar. I kemi humbur. Sipas këtyre rezultateve, qytetarët e kanë votuar Vjosën vetëm për deputete”, ka thënë Mustafa. Ish-kryeministri dhe i pari i LDK-së thotë se të dy pozitat që sot i mban Vjosa Osmani, pra atë të kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, janë si rezultat i politikave të partisë dhe vetë Mustafës si kryetar, e jo si rezultat i votave.

Paraardhëse

Hulumtimi: Serbët nuk duan të martohen me shqiptare, e kundërshtojnë idenë për shkëmbim me territore

Pasardhëse

Biden: Marrëveshja e Dejtonit solli paqen, por puna në Bosnjë mbeti e papërfunduar

Pasardhëse

Biden: Marrëveshja e Dejtonit solli paqen, por puna në Bosnjë mbeti e papërfunduar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.