• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas raportit të Venecias, aleatët shtojnë presionet ndaj Bashës, lideri i PD i pavendosur për emrat që do të fusë në listën e PD

14 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas raportit të Komisionit të Venecias, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike kanë shtuar presionet ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha. Fundjavën që lamë pas Venecia miratoi opinionin përfundimtar për ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës joparlamentare në tërësi, të cilët kërkonin mos-njohjen e ndryshimeve që bëri Kuvendi.

Komisioni i Venecias i njohu këto ndryshime, ç’ka do të thotë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, partitë politke do të shkojnë me Kodin e ri Zgjedhor, i cili i hap rrugë hapjes së listave për deputetë dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore.

Por teksa mazhoranca socialiste e ka të qartë se si do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, opozita joparlamentare nuk e ka vendosur ende se si do të hyjë në këto zgjedhje. Shkak është bërë procesi i nisur në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe heshtja e zotit Basha, i cili nuk ka zbuluar strategjinë e opozitës. Mirëpo fakti që tashmë janë njohur rregullat e lojës dhe në zgjedhje do të shkohet me kodin e ri, ka bërë që aleatët tradicionalë të Bashës, të shtojnë publikisht dhe në prapaskenë presionet ndaj këtij të fundit, duke i kërkuar që të lëvizë dhe të bëjë publike strategjinë dhe mënyrën se si opozita joparlamnetare do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Aleatët shtojnë presionet ndaj Bashës

Ka qenë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediat se strategjia më e mirë që votat e opozitës të prodhojnë sa më shumë mandate është dalja me dy koalicione, duke i dërguar kështu një mesazh në distancë zotit Basha që të lëvizë.

“Mendoj që ka një historik elektoral, gjithsecila parti politike, ka personalitete në lojë të cilat kanë vlerë politike dhe elektorale dhe në bazë të tyre ndërtohet marrëdhënia. Gjasat janë që ndoshta duhet të shkojmë drejt dy koalicioneve”, deklaroi ai.

Po ashtu, kryerepublikani Mediu u shpreh se 4 muaj para zgjedhjeve, sipas tij, më shumë se taktika elektorale i rëndësishëm është bashkimi i të gjithë faktorëve politikë.

“Po ashtu është shumë e rëndësishme që ne të përfshijmë në këtë marrëdhënie pa asnjë lloj dallimi të gjitha forcat politike të vjetra e të reja. Nuk është çështje raportesh individuale, është çështje qëllimesh politike që asnjë votë e së djathtës të mos i shkojë të majtës, pra të tentojmë që t’i kthejmë në mandate”, nënvizoi Mediu.

Nga ana tjetër, presione dhe mesazhe në distancë ndaj kryedemokratit Basha, dje ka dërguar edhe kreu i PDK, Nard Ndoka. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, u shpreh se ende nuk e kanë vendosur si do të shkojnë në zgjedhje opozita.

“Unë shikoj mundësinë e daljes me dy koalicione. Besoj që kjo është një metodë për ta fundosur edhe skemën e Ramës vetë, pra për maksimalizimin e votave. Edhe historia ime personale padiskutim që është e lidhur me të djathtën, është e lidhur me partinë demokratike dhe padiskutim që unë e shoh veten pjesë të një koalicioni me PD”, deklaroi Ndoka.

Basha i pavendosur për emrat që do fusë në listën e PD

Por pavarësisht presioneve dhe thirrjeve të vazhdueshme të aleatëve tradicionalë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i pavendosur për emrat që do të fusë në listën e PD sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Gazeta e ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk janë në planet e Bashës, ndërkohë që në korridoret e selisë blu ka zëra se lideri demokrat është në dilemë nëse do t’i grupojë në listat e Partisë Demokratike të gjithë aleatët tradicionalë të tij.

Referuara zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2017, Basha që futi në listat e PD aleatët nuk është se fitoi ndonjë gjë të madhe, ndërsa mësohet se në zgjedhjet e ardhshme është i dyzuar nëse do t’i fusë të gjithë në listat e Partisë Demokratike. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Paraardhëse

Kush do emërohet në vend të Sandër Lleshajt? Rama pritet të marrë sot vendimin, zbardhen emrat e disa kandidatëve potencialë

Pasardhëse

Surprizon moti! Adiola Bani parashikon si do të jetë koha gjatë gjithë kësaj jave dhe çfarë pritet të ndodhë ditën e martë

Pasardhëse

Surprizon moti! Adiola Bani parashikon si do të jetë koha gjatë gjithë kësaj jave dhe çfarë pritet të ndodhë ditën e martë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.