• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela flet me emra dhe bën paralajmërimin “bombë”, zbulon 3 “kokat” që do të fundosen nga SHBA

13 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela e shikon protestën në Tiranë si rrugë e shpëtimit për korrupsionin e lartë shtetëror.

Sipas Ngjelës, Berisha, Meta dhe Basha ka muaj që bëjnë thirrje për shkatërrim pasi janë të tmerruar nga SPAK.

Avokati paralajmëron fillimin e proceseve penale ndaj tyre. Ai shkruan se këta janë të kapur nga ekspertiza perëndimore, por edhe nga Shërbimi Informativ i Shtetit shqiptar.

Spartak Ngjela:

“Dy janë forcst e rëndësishme sot në Shqipëri, kundër korrupsionit të lartë shtetëror: SPAK dhe Policia e Shtetit.

SPAK-u për vijimin e reformës antikorrupsion, dhe Policia e Shtetit kundër forcave shkatërruese që kanë dalë këto ditë.

l.

Korrupsioni i lartë shtetëror nuk po e gjente dot një rast për të filluar shkatërrimin masiv të Shqipërisë. Vrasja e një qytetari nga policia, iu duk se rasti u erdhi.

Pse, e do këtë shkatërrim korrupsioni i lartë shtetëror?

Berisha, Meta dhe Basha ka muaj që bëjnë thirrje për shkatërrim, dhe kjo është e provuar botërisht. Po Rama? Edhe Rama, deri dje, ka dyshime se e donte këtë gjëndje, përderisa e la pasive policinë në dy ditët e para, kundër hordhive djegëse të Tiranës. Gjithsesi, tani nuk mund të kemi më vërejtje ndaj tij, se policia, në dy ditët e fundit, ka qenë në nivel të lartë profesional. Suksesi i policisë shqiptare, që erdhi në një mënyrë kaq të shpejtë dhe efikase, në funksion te politikes amerikane dhe Bashkimit Evropian, është në favor të qeverisë Rama. Por, a e di Rama këtë. Edhe në s’e di, ka për ta dëgjuar.

Il.

Po, pse është i lidhur kriminalisht, Korrupsioni i lartë shtetëror, me hordhitë që duan të shkatërrojnë Shqipërinë?

Lidhja e tyre vjen nga frika kundrejt SPAK-ut, frikë kjo që i ka mbërthyer psikikisht të gjithë krerët e korrupsionit shtetëror shqiptar, sepse janë të kapur në grabitjen që i kanë bërë shtetit shqiprar dhe shqiptatëve, në mbi 20 vjet rresht.

Por, me këtë që nisën të bënin, për shkatërrimin e Shqipërisë, janë treguar mëndjelehtë, se tani janë të kapur nga ekspertiza perëndimore, por edhe nga Shërbimi Informativ i Shtetit shqiptar, për të gjitha paratë që iu kanë paguar forcave shkatërruese, madje edhe fëmijëve romë, të cilët i kanë lëshuar drejt rrezikut të tyre maksimal. Pse, ju mendoni se, pa ua nxjerrë këto prova, i ka kërcënuar ambsadorja amerikane Yuri Kim, para dy ditësh, krerët e korrupsionit shqiptar?!

Këta mendjelehtë qe duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur duke shkatërruar Shqipërinë, sot, kanë dështuar plotësisht, sepse forca e policisë i ka në dorë dhe bën si të dojë me ta.

Në të njëjtën kohë, pyetja që ngrihet këtu, brenda provave që kanë shërbimet perëndimore në Shqipëri, dhe SHISH gjithashtu, është kjo: SPAK-u, a do të fillojë proceset penale kudër tyre?

Sigurisht që duhet t’i fillojë proceset penale, por, paraprakisht, është në dobi të shoqërisë shqiptare që, provat dhe faktet e mbledhura, duhet t’ia bëjnë të njohura edhe opinionit publik shqiptar”, shkruan Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara

Pasardhëse

Kush do e zëvendësojë Sandër Lleshajn, ja se çfarë thotë Etilda Gjonaj

Pasardhëse

Kush do e zëvendësojë Sandër Lleshajn, ja se çfarë thotë Etilda Gjonaj

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.