• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit: “Kur diskutohet për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme”

11 December, 2020
në Aktualitet, Botë, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka pasur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për dekada dhe këto të fundit do të vazhdojnë investimet derisa të arrihet qëllimi i një strukture të plotë transatlantike. “Strategjia jonë e sigurisë kombëtare përfshin interesin tonë për ta bërë Evropën të fortë dhe të lirë. Dhe sa më i fortë të jetë Ballkani Perëndimor, aq më e fortë është Evropa dhe partneriteti ynë transatlantik “, ka thënë Reeker gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin 2BS, të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi.

Si shembull të suksesshëm të udhëheqësisë amerikane në këtë rajon, Reeker ka përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington. “Kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme,” ka thënë zyrtari amerikan. Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim ekonomik nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Uashington, 4 shtator. Sa u përket vendeve tjera të rajonit, Reeker ka thënë se zgjedhjet e fundit në Mal të Zi përbëjnë ndryshim të rëndësishëm politik.

“Ne vlerësojmë angazhimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për vlerat e përbashkëta euro-atlantike, qëllimin e tij për të qëndruar në atë kurs si anëtar i NATO-s dhe për të ndërmarrë reformat e nevojshme në Malin e Zi si vend që aspiron për në Bashkimin Evropian”, ka thënë mes tjerash ai.

Qeveria e Krivokapiqit në Mal të Zi është e para në tri dekadat e fundit që nuk është formuar nga Partinë Demokratike të Socialistëve. Lidhur me bllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga ana e Bullgarisë për shkak të gjuhës, Reeker ka vlerësuar se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë marrë hapa të rëndësishëm dhe të vështirë në rrugën drejt integrimit evropian. “Është zhgënjyese të shohësh vonesa në disa hapa burokratikë që përsëri vendosin në pikëpyetje negociatat e pranimit dhe nxisin çështjen e besueshmërisë së BE në rajon,” ka thënë ai.

Si penguese të proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Reeker ka përmendur Rusinë dhe Kinën.”Rusia po përpiqet të mbjellë kaos politik dhe të përfitojë prej tij, Kina po përpiqet të blejë besnikërinë e rajonit përmes investimeve strategjike, të ngarkuara me hua që do të jenë një barrë për brezat e ardhshëm”, ka thënë zyrtari amerikan.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara do të rikthejnë besimin në rajon, i cili, sipas disa vlerësimeve, është dëmtuar gjatë mandatit të administratës së presidentit Donald Trump, Reeker ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ndajnë një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor.

Paraardhëse

Buxheti 2021, Meta: Rrezikojmë të zhytemi në krizë të thellë ekonomike

Pasardhëse

Shef Renatos i ndodh e papritura në emision

Pasardhëse

Shef Renatos i ndodh e papritura në emision

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.