• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sanksione nga SHBA? Erdogan: Në 4 vitet e Trump s’kemi pasur probleme

11 December, 2020
në Botë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sanksionet amerikane për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga Turqia, do të ishin “mosrespekt”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ky reagim i Erdoganit vjen pasi mediat amerikane raportuan se shumë shpejt SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve të mbrojtjes nga Rusia.

Rusia vitin e kaluar ka bërë dërgesën në Turqi të sistemit të mbrojtjes raketore, pavarësisht se një lëvizje e tillë ishte kundërshtuar nga Uashingtoni zyrtar, i cili kishte paralajmëruar Ankaranë se do të ndërmarrë masa. Sipas ligjeve në fuqi në SHBA, Uashingtoni sanksionon shtetet që blejnë sasi të konsiderueshme të armëve nga armiqtë e SHBA-së, përfshirë këtu edhe nga Rusia. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, që e kishte quajtur Erdoganin “mik të mirë”, kishte shmangur sanksionet ndaj Turqisë.

Megjithatë, teksa Trump është në javët e fundit të mandatit të tij presidencial, Washington Post raporti se ai planifikon që të vendosë sanksione ndaj Ankarasë “në ditët e ardhme për blerjen dhe testimin” e sistemit rus, S-400. “Derisa ata (administratat amerikane) thonë me krenari se ‘ne kemi në NATO një shtet si Turqia’ dhe tani e ballafaqojnë Turqinë me sanksione, më shumë është mosrespekt ndaj një partneri të rëndësishëm të NATO-s”, tha Erdogan.

“Nuk e di se çfarë do të shkaktojë kjo (vendosja e sanksioneve) para se Trump të largohet nga presidenca, por gjatë katër vjetëve të Trumpit në pushtet, unë nuk kam pasur asnjë problem në komunikimin tim me Amerikën”, tha Erdogan për gazetarët.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë edhe mbështetjen që Uashingtoni ka dhënë për milicinë kurde në Siri, që Ankaraja i konsideron terrorist, por edhe për shkak të blerjes së sistemit S-400. Por, Erdogan ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet mund të përmirësohen nën administratën e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, i cili ka shërbyer si nënpresident i Barack Obamës. “Ai është një person që më njeh shumë mirë dhe unë e njoh atë shumë mirë”, tha Erdogan.

Paraardhëse

Priten lëvizje brenda qeverisë pas dorëheqjes së ministrit: Nga Spiropali te Balla, dalin emrat që mund të zëvendësojnë Lleshajn

Pasardhëse

Plas sherri! Të ftuarit dalin kundër moderatorëve të njohur, ndodh e papritura në Top Channel dhe situata del jashtë kontrollit

Pasardhëse

Plas sherri! Të ftuarit dalin kundër moderatorëve të njohur, ndodh e papritura në Top Channel dhe situata del jashtë kontrollit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.