Deputeti Muslim Murrizi ka zbulua sot se do të kandidoj ne qarkun e Tiranës dhe të Fierit në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa për 2 qarqet e tjera janë ende në diskutim me bazën e partisë së tij të re Lëvizja Demokratike Shqiptare.
“Unë do të kandidoj më 25 prill së bashku me qytetare dhe qytetarë të interesuar për t’i vënë shqiptarët tek Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. Do të kandidojmë në të gjitha qarqet. Unë do të kandidoj në 4 qarqe, në Fier dhe në Tiranë, të tjerat po i mendoj bashkë me kolegët deputetë themelues të kësaj force të re politike. Pres që të na shtohen edhe deputetë të tjerë, cilido prej tyre që aspiron për t’iu vënë në dispozicion qytetarëve shqiptare. Do të shkojmë para shqiptarë me një program të shkurtër dhe konkret: Luftë të korruptuarve dhe jo korrupsionit, i cili është abstrakt. Të korruptuarit kanë emër”, tha Murrizi në një intervistë për Report TV.
Murrizi u shpreh besimplotë në një rezultat të mirë të forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Unë shpresoj shumë që numri i tifozëve të verbër për një vend pune ndaj forcave politike kryesore, të ketë qytetarë të lirë, individë rebelë në shpirt që nuk mundet të hanë sapunin për djathtë”, tha ai.
Sa i përket koalicioneve që po mendon për 25 prillin Myslim Murri u shpreh se forca e tij politike po shikon mundësinë e një koalicioni me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.
“Por për të qenë i sinqertë të dy kanë qenë nënkryetarë të PD-së. Të dy kanë votuar 21 prillin e 2008-s. Të dy kanë qenë në krah të Berishës kur shpallën armik Bamir Topin. Jozefina ka qenë edhe kur u shpall tradhtar Genc Pollo. Që të dy kanë ngarkesën administrimit të pushtetit 2005-2013. Ndaj dua të jem shumë i kujdesshëm në listën që do i ofroj qytetarëve më 25 prill. Jam në diskutim me kolegë të mi të Lëvizja Demokratike Shqiptare. Nuk është se kam kontaktuar me ta. Idealen do ta doja që në listën për kandidatë të mos kishte individë të përfolur për abuzim me pushtetin 2005-2013. Sidomos në mandatin e dytë të PD nga viti 2009 në vitin 2013. Pra ky është dyzimi im”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post