• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

BE shtyn negociatat me Shqipërinë, ja mesazhi i rëndësishëm që vjen nga Gjermania

9 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth. I zhgënjyer, Roth, i cili drejtoi konferencën me video të ministrave të Europës konfirmoi, që BE për të satën herë nuk ia doli dot të çelë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Si vendi i vetëm i BE, Bullgaria bllokoi çeljen e konferencës ndërqeveritare për fillimin zyrtar të negociatave.

“Kjo është një goditje e rëndë”, tha Roth. Kancelarja Merkel është angazhuar personalisht tek bullgarët për Maqedoninë e Veriut. Pa sukses. Roth pranoi se është “i zhgënjyer”.

Jo-ja e bullgarëve ngre dyshime për premtimet e BE, është shprehur më tej ministri Roth. Një bllokadë e re është e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit. Që në mars të vitit 2020 të gjitha vendet e BE, përfshirë edhe Bullgarinë, ishin pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm datën nuk donin ta përcaktonin saktë. Kur në verë Bullgaria kërkoi papritur, që Maqedonia e Veriut duhet të njohë gjuhën maqedonase si një dialekt të bullgarishtes.

Maqedonia e Veriut e refuzon këtë dorëzim identiteti. Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë të vështira për t’u kuptuar nga vendet e BE, shprehen diplomatët europianë në Bruksel, pasi të dyja vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje miqësie.

Ministri i Shtetit, Michael Roth edhe njëherë kujtoi, se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha në rrugën e procesit të anëtarësimit. Madje edhe emri i vendit u ndryshua nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut për të zgjidhur konfliktin e emrit me Greqinë.

Shkupi nuk duhet të dorëzohet

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Maros Sefcovic që mori pjesë në videokonferencë, kërkoi që maqedonoveriorët dhe shqiptarët të mos e humbasin kurajon. “Nuk bëhet fjalë, për “nëse” tek negociatat e anëtarësimit, por për “kur””, tha ai. Edhe Michael Roth i bëri thirrje qeverisë në Shkup të mos dekurajohet. “Bëhet fjalë vetëm për një vend që është në opozitë.” Vitin e ardhshëm do të arrijmë suksesin në presidencën portugeze. Vërtet vetëm një vend? Diplomatët e BE bëjnë të ditur, se Holanda ka rezerva si edhe më parë për çeljen e negociatave me Shqipërinë. “Këtë ata nuk e thonë tani fare hapur, por fshihen pas Bullgarisë”, tha një diplomat. Holanda ishte ajo që kërkoi në nëntor, që Shqipëria duhet të përfundojë reformat e shtetit ligjor, megjithëse Komisioni Europian i atestoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut “pjekuri anëtarësimi”.

Edhe vendet e tjera të Ballkanit, që kanë filluar ndërkohë procesin e negociatave shënuan pak progres në negociata gjatë presidencës gjermane. Serbia për shembull nuk hapi as edhe një kapitull të ri nga 35 kapitujt. “Progresi në negociata nuk varet nga ne, por kryesisht na vendet anëtare”, tha Michael Roth. Përparimi i Serbisë në reformat ligjore, mediat e lira, zgjidhjen e konflikteve rajonale nuk ka qenë i kënaqshëm.

Polonia dhe Bungaria bllokojnë buxhetin

Bllokada dhe vetot e vështirësojnë suksesin e presidencës gjermane të BE. Negociatat për buxhetin disavjeçar të BE, fondet për Coronën dhe mekanizmi i verifikimit të shtetit ligjor kanë ngecur në vend edhe dy ditë para samitit të BE. Hungaria dhe Polonia e bllokojnë arritjen e një ujdie, sepse për to është e papranueshme futja e një mekanizmi për verifikimin e shtetit ligjor. “Pas kuintave po punohet”, siguroi ministri për Europën, Michael Roth. Por ajo që është e qartë, është se teksti i mekanizmit të shtetit ligjor dhe paketa e përgjithshme buxhetore nuk ndryshohet më pas. KE po verifikon ndërkohë mundësinë e dytë: Nëse bllokohet kuadri buxhetor, atëherë të 25 vendet e BE, pa Hungarinë dhe Poloninë, mund të krijojnë një fond ndihme të Coronës, me qëllim që të investohen 750 miliardë eurot e planifikuara për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitet e ardhshme./DW

Paraardhëse

Pronari shndërron punonjësit në milionerë, iu dhuron 1 miliard paund

Pasardhëse

“Hall i madh është kur bariu dhe kopeja kanë të njëjtin hall”, Romeo Kara zbulon ‘sulmin’ ndaj tij dhe lëshon thirrjen e fortë për demokratët

Pasardhëse

“Hall i madh është kur bariu dhe kopeja kanë të njëjtin hall”, Romeo Kara zbulon ‘sulmin’ ndaj tij dhe lëshon thirrjen e fortë për demokratët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.