Kur presidentët e tjerë largohen nga detyra, ata ndërtojnë biblioteka për të vendosur të dhënat e tyre dhe për të nderuar arritjet e tyre. Presidenti Trump po ndërton diçka shumë më ambicioze: një univers paralel.
Në fjalimin e tij të mbushur më inat dhe gënjeshtra prej 40 minutash që mbajti të shtunën në mbrëmje në një pistë në Valdosta, Ga, ishte i jashtëzakonshëm në atë drejtim. Në paraqitjen e tij të parë të madhe publike pas humbjes së zgjedhjeve ndaj Demokratit Joe Biden, Trump bëri përmendi situatën e koronavirusit e cila po përhapet me shpejtësi kudo duke shkaktuar qindra viktima gjatë 24 orëve. Ndërsa shumica e të pranishme në tubimin e tij të parë pas humbjeve nuk kishin maska.
Presidenti supozohej se ishte atje për të folur rreth 2 çështjeve kryesore të të kandidatëve republikanë në zgjedhjet e balotazhit të muajit tjetër, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Senatit. Sigurisht, është Trump ai që po përpiqet të përmbysë vullnetin e elektoratit amerikan. Vetëm disa orë para se të mbërrinte në Valdosta, presidenti i bëri një thirrje të ashpër guvernatorit Republikan të Georgias, Brian Kemp.
Në një telefonatë, Trump i kërkoi Kemp që të zhvillonte një seancë për të mbivendosur rezultatin e zgjedhjeve në Georgia, në të cilën Biden fitoi me rreth 12,000 vota. Ai gjithashtu i bëri presion guvernatorit duke e detyruar të ketë një kontroll të fletëve të votimit, gjë që të cilën Kemp nuk ka fuqi të bëjë. Kemp, i cili vërtetoi rezultatin e zgjedhjeve më 20 nëntor, kundërshtoi presidentin. “Deri më tani nuk kemi qenë në gjendje t’i gjejmë njerëzit në Georgia të gatshëm të bëjnë gjënë e duhur,” tha presidenti.
Presidenti inkurajoi gjithashtu republikanin Douglas A. Collins, për të sfiduar Kemp në 2022. Republikanët janë të shqetësuar për shumë arsye, pasi pretendimet e Trump që minojnë integritetin e sistemit zgjedhor mund të dekurajojnë mbështetësit e tyre duke mos votuar në balotazhin e Georgias. E gjithë kjo mund të duket si episodi i fundit i një presidence që ka humbur vlerësimin për shkak të partisë së Trump.
Bazuar në një anketë të 249 republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat në fund të javës së kaluar, vetëm 27 prej tyre pranuan se Biden kishte fituar zgjedhjet. Dy anëtarë të tjerë pretenduan, pavarësisht nga të gjitha provat për të kundërtën, se Trump ishte fitues. 220 ligjvënësit e tjerë abstenuan.
Ajo që i bën të gjitha këto më të rrezikshme është fakti që zemërimi që ushqen Trump ka zënë vend në radhët e partisë së tij. Sondazhet tregojnë se 60 përqind e republikanëve besojnë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Dhe kjo do të sjellë pasoja për demokracinë amerikanë që kanë potencial të zgjasin edhe pasi Trump të largohet nga presidenca. Për ta duket se nuk ka rëndësi se pretendimet e pabazuara të Trump për mashtrim masiv të zgjedhjeve nuk po merren në konsideratë as nga gjykatat në të gjithë vendin.
Sigurisht, që ka vend edhe për optimizëm. Mund të ndodhë që, sapo zgjedhjet e Senatit të Georgia të përfundojnë më 5 janar, republikanët kryesorë do të pranojnë se Trump humbi një luftë të ndershme. Dhe fakti që gjërat më në fund duket se po lëvizin në Capitol Hill drejt një marrëveshje mbi një paketë të vonuar dhe shumë të nevojshme të ndihmës qeveritare për të luftuar efektet ekonomike të pandemisë Covid-19 mund të jetë një shenjë që, me largimin e Trump në horizont, diçka që i ngjan qeverisjes së përgjegjshme mund të jetë duke u rikthyer.
Është i dyshimtë edhe fakti që presidenti i 45-të madje të marrë pjesë në inaugurimin e të 46-të. Nëse Trump do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, ai do të ishte presidenti i parë që nga vitet 1860 që do ta bëjë diçka të tillë.
Ka zëra se Trump mund të mbajë një tubim atë ditë, për të njoftuar se do të kandidojë përsëri në 2024. Nëse Trump do të mbajë vërtet një tubim, ditën e inaugurimit të Biden, kjo nënkupton se zemërimi i tij nuk do të zhduket së shpejti. Dëmi që ai ka bërë – dhe vazhdon ta bëjë – për besimin në vlerat demokratike të këtij kombi ka të ngjarë të humbasë si pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë së tij presidenciale.
Diskutime rreth kësaj post